Këshilla & Arsye

November 17, 2020 | 8:15

5 hapa si të jetoni gjatë dhe të lumtur

Mund të jetohet 100 vjet! Mjaftojnë pak ndryshime të thjeshta në stilin e të jetuarit. Ndiqni këto zakone të përditshme, pa të cilat nuk mund të bëni dot.

Ndiqni një dietë të ekuilibruar | Sipas një studimi në Itali, femrat jetojnë mesatarisht deri në 85.2 vjeçe, ndërsa meshkujt nuk i kalojnë 80.8 vjeç. Një ndryshim që lidhet me shumë faktorë, por është falë një elementi: dieta. Ushqyerja e duhur është thelbësore për jetëgjatësinë. Vaktet me shumëllojshmëri perimesh, frutash, drithërash integrale, konsumi i pakët i mishit dhe përdorimi i kufizuar i pijeve alkoolike janë disa nga rregullat më të rëndësishme që nuk duhen harruar. Për të ndalur plakjen nuk mjafton vetëm ushqimi i mirë, me racione të vogla dhe të shpeshta, por duhet edhe të pini të paktën dy litra ujë në ditë.

Bëni aktivitet fizik | Sekreti i shumë femrave që kanë kaluar të 90-at dhe janë në formë të shkëlqyer fizike, është sporti. Aktiviteti fizik çdo ditë, ju mban më të rinj. Po ashtu, sporti ndihmon edhe mendjen, duke përmirësuar memorien. Ajo që ju nevojitet është t’i thoni “jo” jetës sedentare dhe qëndrimit me orë të tëra të ulur në divan para televizorit.

Kohë cilësore në shoqëri | Miqtë janë një faktor bazë për jetëgjatësinë. Nëse mendoni të shpenzoni energji me njerëz të tjerë nuk ka asgjë të gabuar, përkundrazi. Ka shumë aktivitete që mund të bëni me miqtë: të bisedoni, të pini një gotë verë të mirë apo të luani me letra. Të kaloni kohë bashkë, ose të keni pasione të përbashkëta është një nga zakonet që duhet t’i ruani fort përgjatë viteve.

Dashuroni në 360 gradë | Të dashuroni pafundësisht, në mënyrë platonike ose jo, të jepni dhe të merrni dashuri është ajo që ju bën të ndiheni njerëzorë, të gjallë dhe ju bën të ecni gjithmonë përpara në jetë. Nuk ka rëndësi se sa zhgënjime, vështirësi, dhimbje ju është dashur të përballoni. Dashuria për fëmijët, partnerin, për çdo gjë të bukur, është një rregull i artë për një jetë të gjatë dhe të lumtur.

Bëni atë që dëshironi | Rregulli i fundit, ai që është me shumë gjasa më pak i lidhur me studimet shkencore, është një refleksion mbi jetën në përgjithësi. Sigurisht, të keni zakone të shëndetshme dhe të ndiqni këshilla të vlefshme është një hap i nevojshëm për të arritur qëllimet, por ajo që ju bën ta jetoni jetën në mënyrë të kënaqshme janë pasionet.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top