FB

April 2, 2021 | 9:08

6 fakte surprizuese rreth lumturisë sipas studiuesve

Jo të gjitha përfundimet e kërkimeve nga shkenca e lumturisë janë të dukshme. Çfarë kemi mësuar pas kaq vitesh kërkime rreth psikologjisë pozitive? Kemi mësuar se marrëdhëniet sociale, si miqësore, ashtu dhe ato romantike, ndihmojnë shumë në lumturinë tonë. Dhe megjithëse ka shumë ndryshime individuale në atë çfarë na bën të lumtur, marrëdhëniet sociale janë shumë të rëndësishme. Në fakt, është pothuajse e pamundur që të gjejmë një njeri që është kaq i lumtur, i cili të mos ketë miqësi kuptimplota të forta dhe/apo marrëdhënie romantike.

Por, a nuk e dimë prej kohësh ne këtë gjë? A është kërkimi i lumturisë vetëm një ushtrim për të konfirmuar atë që dihet? Sigurisht që jo. Ka shumë zbulime të tjera të psikologjisë pozitive, të cilat janë shumë surprizuese.

1. Fituesit e çmimit Oscar janë të lumtur

Nuk është edhe kaq suprizues ky lajm, por merrni në konsideratë këtë: studimet tregojnë se aktorët që marrin një çmim në “Academy Awards” jetojnë më gjatë se sa aktorët që vetëm janë nominuar, por nuk kanë marrë çmim. Më tej, aktorët që fitojnë çmimin “Oscar” jetojnë më gjatë se sa kolegët që nuk e kanë fituar këtë çmim prestigjioz.

 

2. Shokët imagjinarë na bëjnë të lumtur

Është e qartë se fëmijët që kanë miqësi cilësore janë më të lumtur se ata që nuk kanë. Ajo që është e habitshme është fakti që edhe miqtë imagjinarë kontribuojnë në nivelin e tyre të lumturisë.

 

3. Ata që janë në kërkim të lumturisë nuk janë edhe aq të lumtur

Njerëzit që vazhdimisht janë në kërkim të lumturisë dhe e kanë kthyer këtë gjë në një qëllim në vetvete, në fakt janë më pak të lumtur se të tjerët.

4. Martesa jubën të lumtur

Njerëzit e martuar vazhdimisht shfaqin nivele më të larta të lumturisë, sesa njerëzit që nuk janë martuar asnjëherë. Kjo është e vërtetë pothuajse në të gjitha shtetet ku është studiuar ky efekt.

Një përjashtim surprizues bën Irlanda, ku të dhënat për njerëzit e martuar raportojnë se janë mesatarisht më pak të lumtur sesa të rinjtë e pamartuar.

 

5. Optimizmi i madh nuk është gjithmonë kaq i madh

Optimizmi lidhet me kaq shumë përfitime, përfshirë edhe lumturinë e madhe, shëndet më të mirë, vetëbesim më të lartë, bashkë me nivele të ulëta depresioni, ankthi, vetmie dhe stresi. Çfarë është surprizuese është fakti se kur vjen puna tek optimizmi, ju mund të keni shumë më tepër gjëra të mira. Njerëzit ekstremisht optimistë – ata që janë në majën më të lartë – kanë disa disavantazhe. Për shembull, kanë më shumë vështirësi të lënë duhanin, më shumë mundësi të kenë një shtatzëni të padëshiruar dhe mund të vdesin në moshë të re.

 

6. Lojtarët e basketbollit janë të lumtur (nëse do të buzëqeshin)

A keni grumbulluar ndonjëherë karta basketbolli? Studiuesit që ekzaminuan buzëqeshjen e tyre në fotografitë e kartave – të fotografuara kur lojtarët ishin në moshë të re – arritën në përfundimin dhe e qeshura e tyre parashikonte se sa shumë lojtarët jetonin. Lojtarët me të qeshurën më të madhe jetonin mesatarisht shtatë vjet më shumë se sa ata që nuk kishin buzëqeshur fare në fotografitë e kartave.

Përgatiti: Manjola EREQI|   Burimi: NewsWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top