FB

June 21, 2022 | 7:45

7 pohime motivuese për ta nisur mirë ditën tuaj

Secili prej nesh është i pajisur me një fuqi të jashtëzakonshme që fatkeqësisht shpesh tenton ta nënvlerësojë: është fuqia e fjalëve, një armë shumë e fuqishme e aftë të ndikojë në disponimin tonë, perceptimin tonë për botën dhe zgjedhjet tona. Fjalët transferojnë emocione dhe, nëse përdoren siç duhet, janë të afta të ndryshojnë jashtëzakonisht perceptimin e gjërave ose përvojave.

7 pohime pozitive: një për çdo ditë të javës për të nisur siç duhet ditën tuaj

Deklarata e së hënës

 “Sot është dita e duhur për të nisur një fillim të shkëlqyeshëm. Do të punoj shumë për të përmirësuar jetën time. Unë e meritoj një ditë të lumtur”

Deklarata e së martës

“Për mua kjo është një ditë e re dhe e mrekullueshme, sepse kam zgjedhur ta bëj të tillë!”

Deklarata e së mërkurës

“Tani e tutje dua të përqendrohem vetëm tek vetja dhe tek ajo që mund të më ndihmojë të përmirësoj jetën time”

Deklarata e së enjtes

“Miratimi i vetëm që me të vërtetë më duhet është vetëm i imi.”

Deklarata e së premtes

“Tani e tutje jam i përkushtuar të njoh bukurinë e njerëzve që takoj dhe të mirat e situatave që jetoj.”

Deklarata e ës shtunës

“Nga sot mësoj ta përballoj çdo moment me guxim dhe besim. Mund të rrëzohem por mund të ngrihem më i fortë se më parë. “

Deklarata e së dielës

“Unë shpëtoj nga të gjitha marrëdhëniet negative. Mësoj të rrethohem vetëm me njerëz të dashur që më respektojnë. “

 

 

Përgatiti K.I / Burimi psicoadvisor.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top