Në fokus

May 15, 2018 | 13:19

Fëmijët duhet të edukohen me lumturi, jo me përsosmëri

Shpesh ndodh me të gjitha nënat: ecin me fëmijën në qytet ose në qendër tregtare dhe kur takojnë një mik të vjetër me nipërit ose fëmijët e vegjël, bëjnë pyetje tipike për të parë se cili nga fëmijët ka karakteristikat më të mira.

Është e qartë për të gjithë se modeli edukues i adoptuar nga prindërit në dekadën e fundit bazohet në hiper-prindër, pra prindërit që duan fëmijët e përgatitur për jetën, në kuptimin e kufizuar të termit: një profesionist i ardhshëm i cili ka një punë të mirë për të fituar shumë. Asgjë më shumë se e gjithë kjo.

Me një fjalë; Fëmijë të përsosur!

Kjo është edhe arsyeja pse ata janë të regjistruar në shumë aktivitete shkollore dhe jo vetëm: ata janë të shtyrë drejt suksesit me çdo kusht. Por gjëja më e keqe është se ky qëndrim bëhet me bindjen për të mirën e fëmijës, ndërsa në realitet është krejtësisht e kundërta: ky qëndrim krijon presione dhe shqetësime për fëmijët.

Çfarë ndodh në realitet?

Prindërit vëzhgojnë se, nën presion, fëmijët arrijnë rezultatet që presin dhe për më tepër ata i binden. Kjo krijon një kufizim të të menduarit të pavarur dhe moszhvillimit të aftësive reale për arritjen e suksesit. Vetëm nëse ata janë në gjendje të zgjedhin rrugën e tyre, fëmijët do të dinë të marrin përgjegjësinë dhe pastaj do të eksperimentojnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre.

Çilat janë rreziqet nëse kërkoni përsosmëri nga fëmija juaj

Humbja e fëmijërisë për shkak të presionit

Loja është puna e fëmijërisë. Duke luajtur ata mësojnë dhe në lojë ka gabime, humbje kohe, zhvillim të imagjinatës dhe ndërveprime me shokët e tjerë. Shtytja e fëmijës për të arritur përsosmërinë në çdo fushë do të vendosë mbi supet e tij një ngarkesë të padobishme të përgjegjësisë që nuk do t’i lejojë të jetojnë një fëmijëri të vërtetë.

Humbet motivimi dhe kënaqësia

Kur një prind e konsideron rezultatin më shumë sesa përpjekja për ta arritur atë, një fëmijë humbet motivimin e brendshëm, sepse ai e kupton se ajo që ka rëndësi është rezultati dhe jo rruga. Kjo do të krijojë shanse të larta të mashtrimit në shkollë, sepse nuk do të jetë e rëndësishme për të që të mësojë, por për të marrë nota të larta.

Ekziston frika e dështimit

Frika e bërjes së gabimeve ka qenë gjithmonë ndjenja më e kufizuar e të gjithëve, sepse ajo është e lidhur ngushtë me vizionin që kemi për sukses. Pretendimi i suksesit të fëmijëve do të shërbejë vetëm për të mbjellë në ta farën e frikës së gabimeve që do të çoj në të rriturit jo të pavarur, të shkathët dhe të mësuar me mediokritetin.

 Humbet vetëbesimi

Është tipike e Modeleve të Mëdha, për shembull, të ndjerit e shëmtuar ose  e shëndoshë kur në realitet ato janë ikona botërore. Kjo është për shkak se shumë njerëz të suksesshëm ndihen të pasigurt. Niveli i përsosmërisë në të cilën u shtynë çoi në besimin se ajo që ata bëjnë nuk është kurrë e mjaftueshme. Fëmijët që i nënshtrohen me çdo kusht suksesit do të jenë të rritur të pasigurt, të cilët do të mendojnë se nuk janë të denjë për t’u dashur.

Çfarë duhet t’i thuhet vërtetë një fëmije

Se gjithmonë do ta duan, pavarësisht nga gabimet e tij.

Që është i sigurt dhe i mbrojtur.

Që mund të humbë kohë, të luajë me këdo që dëshiron.

Që mund të zgjedhë dhe të ndjekë atë që ai preferon, pa marrë parasysh nëse keni lidhje me të.

Që meriton respekt, por duhet të respektojë dhe të tjerët.

Çfarë nuk duhet të harrojnë prindërit

Fëmijët mësojnë me ritmin e tyre dhe se stimulimi nuk duhet të rezultojë në presion.

Se nuk janë shkollat më të mira ose mjetet më të mira hiper-teknologjike që ndikojnë në performancën e shkollës. Por koha që do të shpenzoni, për shembull, leximi.

Notat e larta të kërkuara nga prindërit nuk janë lumturia e fëmijëve.

Fëmijët nuk kanë nevojë për lojëra gjithnjë e më të ndryshme dhe të reja, por për një jetë të thjeshtë para prindërve të tyre.

Fëmijët duhet të kenë lirinë për të eksploruar gjithçka dhe për të vendosur vetë se çfarë duan dhe çfarë i bënë ata të lumtur.

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / youreduaction.it

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com