FB

October 23, 2021 | 8:03

A jeni një prind tepër mbrojtës?

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Vendosa të shkruaj për pasojat e mbrojtjes së tepërt kur disa ditë më parë, në parkun e lojrave, një djalë 5-vjeçar pyeti nënën nëse mund të bënte një “rrotullim” sikurse po bënte një fëmijë tjetër në park. Në atë moment nëna e djalit bëri një kthim të shkurtër, pa kuptuar sesa herë i kishte thënë  fëmijës këshillat e njohura: “Kujdes! Do të vritesh!” , “Mos e bëj, është e rrezikshme”, “Mos u ngjit, do të biesh”.

02

Si u fryjnë kështu, pyeta veten.

Vërejtjet e shprehura me edukatë për diçka që mund të prishet, për diçka që mund të derdhet për diçka që mund të dalë jashtë kontrollit…

Por a nuk është siguria e fëmijëve tanë shqetësimi ynë i parë?

Sigurisht! Por tani besohet gjerësisht se me këshillat e vazhdueshme: “Kujdes!”, “Jo!” dhe “Do të vritesh!” në vend që t’i mbajmë fëmijët të sigurt, ne zvogëlojmë vetëbesimin e tyre dhe i parandalojmë ata që të bëhen të pavarur dhe të mësojnë të zgjidhin problemet e tyre. Me fjalë të tjera, ne i “tredhim” ata…

Udhëzimi i prindërve duhet të kthehet në një këshillim të thjeshtë me fëmijën ndërsa rritet për të filluar marrjen e nismave dhe zbatimin e tyre. Le të bëjë gabime, le të “lëndohet”, madje gabimet janë të rëndësishme në rrjedhën e jetës dhe në të njëjtën kohë ato kanë një karakter didaktik.

Qëllimi ynë si prindër nuk duhet të jetë mbrojtja e vazhdueshme dhe e papenguar e fëmijëve tanë, por rritja e fëmijëve me dinamizëm, autonomi dhe karakter që mund të menaxhojnë momente të këndshme dhe të pakëndshme. Të jenë në gjendje të pretendojnë dhe ndjekin ëndrrat e tyre dhe në të njëjtën kohë të mos presin gjithçka nga të tjerët. Në këtë mënyrë, gjatë fëmijërisë, fëmijët do të jenë të lumtur dhe të shëndetshëm mendërisht, me besim dhe vetëbesim, por edhe aftësi për të kërkuar dhe gjetur zgjidhje për problemet e tyre dhe mënyra alternative për të arritur qëllimet që ata vendosin.

 

Si ta mësojmë fëmijën të gjejë zgjidhje?

Cili është plani juaj? Mendoni se mund të ngjiteni lart pa rënë? Si do ta bëni?

Çfarë do mund të përdorni? A ka ndonjë gjë në të cilën mund të mbështeteni për të kaluar përtej?

Cilat janë alternativat tuaja? A ka ndonjë vend ku mund të luani këtë lojë/të gërmoni këtë vrimë/të ngjiteni më me siguri më të madhe?

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top