FB

January 10, 2023 | 10:14

A ju tremb martesa? Ja si quhet fobia nga e cila po vuani

Shumë e përkufizojnë gamofobinë si frikën për të thënë frazën  “Po”, por në përgjithësi është fobia irracionale e martesës. Njerëzit që vuajnë prej saj nuk kanë probleme për të jetuar një marrëdhënie të qëndrueshme ose për të rënë në dashuri, por ata i frikësohen shumë martesës.

Cilat janë shkaqet e mundshme?

Si me të gjitha fobitë, shkaqet e gamofobisë mund të jenë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe ndër më të shpeshtat gjejmë të kemi kaluar një divorc traumatik, pasi përvojat tona të së kaluarës ndikojnë shumë në procesin tonë të vendimmarrjes. Nuk është e nevojshme të jesh divorcuar në vetën e parë, ndonjëherë mjafton vetëm të kesh dëshmuar këto peripeci të dhimbshme në vetën e tretë për të zhvilluar një fobi të tillë. Një tjetër shkak shumë i zakonshëm i gamofobisë është ideja e martesës si një kufizim i lirisë personale dhe si marrja e përgjegjësive më të mëdha. Gjithashtu, keni edhe vetëbesim të ulët.

A ka dallime midis burrave dhe grave?

Kjo fobi mund të prekë si burrat ashtu edhe gratë pa dallim, më tepër është një çështje e të kuptuarit të roleve të ndryshme që gratë dhe burrat zënë brenda shoqërisë. Tradicionalisht, gamofobia ka pasur një incidencë më të lartë te meshkujt , ndoshta për shkak të presionit social që historikisht është ushtruar mbi burrat brenda martesës. Fillimisht, burrat kujdeseshin për mirëmbajtjen ekonomike të familjes dhe kjo përfshinte një ngarkesë të madhe përgjegjësie. Një arsye tjetër pse meshkujt priren të jenë më “gamofobikë” se femrat, gjendet tek “Sindroma e Piter Pan”, nga e cila preken shpesh dhe që është e lidhur me papjekuri më të madhe emocionale.

Përsa i përket aspektit femëror, femrat më në fund po çlirohen nga varësia nga meshkujt dhe kjo shkëputje ka sjellë rritjen e rasteve të gamofobisë edhe tek gjinia femërore, të cilat tashmë e konceptojnë martesën si fundin e lirisë së tyre.

Truket për të kapërcyer gamofobinë

Janë pesë truke që mund të ndjekim për të kapërcyer këtë fobi, sipas GuidaPsicologi.

E para ka të bëjë me identifikimin e problemit: kur jeni të bindur se keni këtë frikë, këshillohet të flisni për të me partnerin tuaj në mënyrë që të krijoni lidhje më të forta besimi.

Në disa raste rekomandohet terapi në çift. Një këshillë tjetër është që të ekspozoni gradualisht veten ndaj martesës, për shembull duke diskutuar me të martuarit se si ka ndryshuar jeta e tyre pas dasmës dhe cilat janë të mirat dhe të këqijat. Mundësia për t’i bërë vetes një listë të mirat dhe të këqijat ose për të pyetur veten për dallimet midis të qenit i martuar ose jo i ndihmon shumë çiftet.

Truku i katërt është arritja e marrëveshjeve në çift ku nevojat individuale, të përcaktuara më parë, vazhdojnë të respektohen edhe pasi të jetë lidhur martesa.

Së fundi, është thelbësore të rishikojmë pritshmëritë tona për jetën martesore, të punojmë mbi frikën tonë nga dështimi dhe të pranojmë se martesa mund të jetë “përgjithmonë” ose vetëm derisa nevojat tona të ndryshojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top