Dëshmi

March 31, 2018 | 13:51

Alba Hoxha: Të gjesh qetësinë te valët

Pushimet janë periudha më e bukur, fantastike për t’i dhënë vetes qetësinë e munguar nga rutina e përditshme. Tej angazhimeve profesionale, për balerinën e talentuar e plot sharm të TvKlan, Alba Hoxha, ndjesitë që përcjell periudha e pushimeve në verë, i jep tjetër dimension jetës së saj.

Motivim, energji dhe rilindje falë natyrës magjepsëse të relievit shqiptar, plazheve mahnitëse dhe panoramës që përcjell përplasja e valëve mbi plazhet shkëmbore.

Sipas Albës, “këto janë pushimet më të shëndetshme për mua, e padyshim, ato të shijuara në bregdet. Magjia e detit dhe e diellit më ngrohin shpirtërisht. Më pëlqen të jem diku larg, duke shijuar privatësinë time, ku nuk ka zhurmë, por vetëm qetësi, rreze dielli, e valët që përkëdhelin shkëmbinjtë. Kjo do ishte panorama perfekte e ditëve të mia të verës”.

Ka fatin të ndihet e përkëdhelur falë linjave që ka, kjo dhe sepse përkushtimi i saj fizik i merr shumë kohë për t’u trajnuar profesionalisht. E përtej kësaj kohe që i merr shumë përkushtim, Alba pohon se edhe kur është me pushime, nuk heq dorë nga aktivitete të tilla.

Përveç dëshirës për të pushuar në qetësi, sportet janë një pasion i imi. Natyrisht që nuk do hiqja dorë as në ditët e mija të pushimit për të alternuar sportin me detin dhe diellin. Ato janë një kombinim perfekt në ditët e nxehta të verës”.

Një artiste e di fare mirë se si duhet t’i zgjedhë pushimet e saj. Qetësia është mbretëresha e botës, e për Albën, kjo është pika më e fortë pas së cilës kapet kur hedh pas ngarkesën e një rutine të lodhshme.

Kryesisht jam për pushime të qeta, si një nevojë për t’u shkëputur nga rutina dhe ritmi i ditëve të ngarkuara të punës. Aktivitetet janë pjesë e pandarë e ditëve të verës, sporti dhe kërcimi më bashkëshoqërojnë mbrëmjeve në plazh, kur organizohemi me shoqërinë”.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com