FB

November 23, 2021 | 11:25

Arsyet pse e humbisni një grua që dëshiron të jetë me ju…

Humbja e një dashurie është gjithmonë e dhimbshme, por jo të gjithë e dinë pse në një moment, personi tjetër lodhet duke vazhduar këtë marrëdhënie. Në rastin e burrave, humbja e një gruaje mund të bëhet një dramë, atëherë kur je shumë i bindur se do ta kesh gjithmonë pranë vetes, çfarëdo që të bësh.

Me këtë artikull, ne duam t’ju ftojmë të reflektoni që ta trajtoni gruan tuaj ashtu siç ajo e meriton.

Një grua largohet nëse vëmendja që të jep nuk i kthehet asaj

Një grua largohet nëse nuk i kthehet vëmendja që të jep, për një grua, edhe një gjest i parëndësishëm është vërtet i rëndësishëm. Nëse gruaja ju qëndron gjithmonë pranë, çfarëdo që t’i thoni, atëherë kujdes burra, ajo ju do vërtet dhe nëse vazhdoni kështu, do ta humbisni.

Një grua largohet kur i thuhen vazhdimisht gënjeshtra, të tradhtosh besimin e një personi është një gjë e neveritshme, por të tradhtosh besimin e gruas do të thotë ta tradhtosh atë dy herë më shpesh. Një grua largohet kur nuk vlerësohet për atë që bën, pavarësisht se, sipas jush, ajo ka bërë pak përpjekje, mbani mend, çfarëdo që të bëjë, ajo e bën vetëm për dashuri. Edhe thjesht kapja e dorës është një gjest shumë i rëndësishëm për të.

Një grua dëshiron të ndihet unike, sikur të mos kesh takuar askënd para saj, sepse ajo dëshiron gjithashtu të jetë në gjendje t’ju lehtësojë dhimbjet, pasi nëse mundet, ajo nuk do ngurronte ta bënte.

Do të humbisni një grua, nëse i vendosni nevojat tuaja mbi të sajat, kur i minimizoni problemet e saj. Në realitet, askush nuk e di se secili prej nesh po lufton nga brenda. Asnjëherë nuk duhet ta nënçmoni gruan tuaj, as në atë që bën, as në problemet e saj të përditshme, sepse nëse një grua largohet, ajo nuk kthehet më.

 

 

Burimi / https://www.nonsolodonna.net/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top