FB

June 3, 2022 | 9:20

Art ORL Clinic: Shëndeti juaj, misioni ynë!

Bukuria do të shpëtojë botën, thoshte Fjodor Dostojevski, një nocion estetik letrar por që në thelb mirëmban një raport tejet thelbësor për mirëqenien psikofizike të njeriut. E kjo sentencë, padyshim subjektive dhe objektive, i projektohet nga jashtë një rritje vetëvlerësimi dhe një prirje më e madhe për një vizion pozitiv ndaj botës. Sepse të ndjehesh mirë me trupin çon në kontakt me bukurinë e vërtetë psikike, dhe koncepti i vërtetë i bukurisë shkon përtej modës, pasi ajo që ka rëndësi është harmonia dhe përpjesëtimi i formave.

Nga Orjona TRESA  |  Foto: Vlasov SULAJ

Me përvojë shumëvjeçare në profilin e tyre si mjekë otorinolaringologë, kirurgë kokë-qafe, endoskopikë, estetikë, doktor Besim Boçi, doktoreshë Jetmira Fejza Bulaj dhe doktor Roven Sinani janë një ekip i fortë në të bërit të artit të vërtetë në mjekësi!

Klinika Art Orl Clinic ka si kryefjalë përkushtimin e mjekëve në specialitetet e tyre, të cilat janë thelbi i të bërit realitet të sukseseve të mëdha në grup. “Jo të gjithë realizojnë art në atë që thonë. Nuk mund të bësh kirurgji vetëm, duhet të kesh mbështetjen dhe bashkëpunimin e kolegëve të fushës. Sepse gjërat e mëdha bëhen në ekip” është mendimi i tre profesionistëve, që përvojat dhe arritjet e tyre kanë shumë vite që i ndajnë bashkë, me njëri-tjetrin. Fryti është padyshim klinika “Art Orl Clinic”, e cila ka si shtyllë qëndrueshmërie, funksionaliteti dhe suksesi edhe teknologjinë e fundit të prezicionit në kirurgjinë ORL, stafin e kualifikuar, laboratorin e inkorporuar dhe gjithçka ka të bëjë me produktet medikale të mjekësisë.

Klinika ndodhet në një pozicion strategjik e krejt të favorshëm në Rrugën e Elbasanit, përballë ambasadës amerikane. Një hapësirë akomoduese për pacientët ambulatorë, konsulencat me mjekët për patologjitë specifike, laboratorin e analizave, dhomat e shtrimit dhe tri salla kirurgjikale për natyrën e shërbimeve kirurgjikale, të cilat kryhen në dakordësinë e grupit të mjekëve.

Për doktoreshë Jetmirën, “në qoftë se ne mjekësinë e ngremë në art, ky është maksimumi ose perfeksioni i asaj që bëjmë. Duke qenë se kjo klinikë është konceptuar që çdo gjë të bëhet në më të mirën e mundshme, pra në çdo ndërhyrje, duke pasur parasysh në radhë të parë nga vetja, pastaj nga i gjithë stafi, klinika, për një cilësi maksimale. Pra, jo vetëm që pacientin ta shohim si një subjekt, i cili do të trajtohet, por ai duhet të trajtohet në maksimum, për më të mirën e mundshme. Nga kjo lindi ideja, që duke qenë se ne bëjmë kirurgji estetike në shumicën e rasteve, por jo vetëm, sepse mbulojmë spektrin e gjerë të kirurgjive të kokës (veshi, laringu, rinoplastika, otoplastika, etj.) ndaj e kemi quajtur “Art Orl Clinic”.

Por perfeksioni është gjithmonë relativ, thotë kirurgu Besim Boçi, “sepse një gjë që është e bukur për mua, në hundë për shembull, nuk është për dikë tjetër. Ne në “Art Orl Clinic” synojmë që brenda limiteve anatomike dhe kirurgjikale që na lejon hunda apo çdo organ tjetër që ne operojmë, të bëjmë më të mirën e mundshme”.

art1

“Një nga prioritetet që kemi ne për këtë pjesë është një gërshetim midis funksionit dhe estetikës. Në ditët e sotme, vërtet kryejmë estetikë të hundës, veshit, etj., por duhet të dimë të ruajmë funksionin. Pra, një hundë e bukur por që nuk merr frymë, nuk ke ç’e do. Ne mund ta zvogëlojmë shumë hundën, mund ta bëjmë tepër të bukur, por ajo nuk kryen funksionin. Që të bëhet një ndërhyrje, duhet të jetë e balancuar në raport funksional dhe estetik”. Në këtë raport dhe angazhim shumëvjeçar, duke u dhënë zgjidhje shumë problematikave dhe korrigjimeve estetike, doktor Besim Boçi pohon se ka një ndërgjegjësim nga pacientët për vështirësitë në frymëmarrje që krijon një ndërhyrje tej limiteve estetike.

“Pacientët po ndërgjegjësohen që ana funksionale është jo pak e rëndësishme. “Art Orl Clinic” e vetmja klinikë që zgjidh të gjithë problematikën ORL. Për të arritur perfeksionin ajo njehson risitë e fundit të shkencës ORL. Aty përdoren metoda kirurgjikale të reja, të cilat janë rinoplastikë precizioni, rimodelimi i hundës me aparaturën Kezo, me ultra-tinguj dhe frezë diamanti për të lëmuar sipërfaqen endorse nazale.

Kjo rrit saktësimin dhe eliminon të gjitha defektet që mund të mbeten në një hundë, kryesisht përgjatë kurrizit të saj. Është më pak traumatike, sepse heq material vetëm aty ku duhet dhe nuk del jashtë strukturës që duhet ruajtur.

“Art Orl Clinic”: Aty ku mjekësia ndërthuret me artin!

  • Rimodelim hunde dhe veshësh
  • Ndërhyrje kirurgjikale për sëmundjet e veshit dhe çarjen e daulles
  • Ndërhyrje në laring dhe gjëndrat epështymës
  • Heqja e mishit të huaj në hundë
  • Heqja e bajameve
  • Ndërhyrje endoskopike në sinuse
  • Trajtime të ndryshme kozmetike dheestetike
  • Nga mosha 3-vjeçare deri 80-vjeçare (sipas kushteve klinike shëndetësore)

Për çdo patologji ka teknologjinë më të fundit, radiofrekuencën, e cila ka përdorim që nga kirurgjia plastike në bajame, në laring, microdebrider që përdoret për heqjen e mishit të huaj në hundë, polipeve… janë pajisje specifike risi që shmangin dhimbjet, ënjtjen, në bazë të saktësisë së lartë dhe temperaturës së ulët. Profesionistët bëjnë të pamundurën të mundur falë teknologjisë.

Pamjet që do shihni më poshtë janë pasqyrim i punës krijuese në Art ORL Clinic. Nuk mbeten mbrapa as trajtimet estetike si fillers, botox, fije PDO, thread lifting, peeling, microneedling etj. Ekipi i mjekëve mbështetet nga një staf i përgatitur infermierësh dhe një laborator i plotësuar për çdo lloj analize. Në Art ORL Clinic mundësohet çdo ndryshim në pamjen e pacientëve, duke synuar një fytyrë dhe trup perfekt. Këtu përfshihen edhe kirurgjia e qepallave ( blefaroplastika) dhe e buzëve (liplifting) si dhe e gjithë gama e kirurgjisë plastike si: liposuction, facelifting, abdomenoplastika, but lifting etj.

Art ORL Clinic funksionon me moton: shëndeti juaj është misioni ynë! Pra, në plan të parë është pacienti dhe çdo gjë bëhet në funksion të tij.

Në Art ORL Clinic bëhen ndërhyrje kirurgjikale nga më të vështirat e sferës ORL si: operacionet për çarjen e daulles dhe infeksionet në vesh, endoskopia e sinuseve për polipozat nazale dhe sinuzitet kronike, ndërhyrjet për sëmundjet dhe tumoret e laringut dhe gjëndrave të pështymës, etj., me një sukses të padiskutueshëm. Por vendin kryesor e zënë ndërhyrjet e kirurgjisë estetike dhe veçanërisht rimodelimi i hundës ku ekipi i mjekëve: Besim Boçi, Jetmira Fejza Bulaj, Roven Sinani sjellin rezultate të pakrahasueshme.

art8art11

Përkushtimi, profesionalizmi dhe puna në ekip e këtyre mjekëve, të cilët e kanë kthyer në art rimodelimin e hundës, mbështetet edhe nga teknologjia më e përparuar. Metoda e precizionit ku rimodelimi i hundës bëhet me piezo (ultratinguj) dhe frezë diamanti e përdorur nga mjeshtërit e Art ORL Clinic bën që rezultatet të jenë perfekte dhe trauma të jetë minimale. Në Art ORL Clinic nuk bëhet punë, bëhet Art ashtu siç e thotë vetë emri i klinikës.

 

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 166

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top