FB

January 11, 2022 | 11:52

Autorja e librave për adoleshentë, Jakaj, ngre pikëpyetje për martesat në moshë të re: A mund të rrisësh një fëmijë të mbarë, kur vetë ti je ende fëmijë i parritur dhe i parealizuar?

E ftuar në programin e mëngjesit në Top Channel, Xhoi Jakaj, Doktore Shkencash dhe autore librash për adoleshentët, dha mendimin e saj sa i takon temës “Martesat në moshë të re”. Në një analizë që ajo i bën kësaj çështjeje, referon se para se një vajzë apo djalë të nisë udhëtimin e jetës, pa përmbushur disa objektiva të rëndësishme, nuk mund të kuptojë rëndësinë e ecurisë siç duhet të saj.

xhoi

Postimi:

Dhjetëra mesazhe më erdhën në inbox nga vajza të reja që më shprehën dhimbje për kalvarin e vuajtjeve që sjell një martesë shumë e re në moshë, kur akoma nuk ke realizuar asnjë aspiratë apo dëshirë në jetë…

Padyshim që mëmësia është mrekullia e botës, por nëse ti nuk je e lumtur, a mund të rrisësh një fëmijë të mbarë, kur vetë ti je ende fëmijë i parritur dhe i parealizuar, për të kuptuar sa dëm sjellin martesat në moshë të vogël.

Më poshtë po ju sjell një mesazh kuptimplotë.

1

P.s: Personalisht jam martuar e re, por fati im i madh ka qenë që të dy prindërit e mi kanë bërë gjithçka për arsimimin tim, e kjo më ka dhënë mundësi të realizohem në jetën time dhe të rris dy vajza që kërkojnë një lloj perfeksioni te vetja, në mënyrë të tillë që kur të vijë koha të martohen, t’i ndajnë mirë detyrat, liritë dhe të drejtat.

Unë do jem mbështetje e madhe deri në fund të jetës për zgjedhjet që ato do bëjnë…

Forca vajza dhe gra!

Mos rresht së kërkuari ato liri themelore që të takojnë në shoqëri dhe familje!

Asnjëherë mos prano faktin që, tani u martova dhe kaq ishte jeta!

Lufto, realizohu dhe pas martese!

Jeta jote të përket vetëm ty!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top