Dëshmi

February 23, 2022 | 8:17

Azerbajxhani përkujton 30 vjetorin e Gjenocidit të Khojaly

Ky vit shënon 30 vjetorin e Gjenocidi te Khojaly-it, një nga krimet më të dhimbshme dhe të tmerrshme të dekadave të fundit. Gjenocidi i Khojaly-it i vitit 1992 nuk është vetëm një nga faqet më të errëta të historisë së Azerbajxhanit, por edhe “një nga tragjeditë më të tmerrshme” të njerëzimit. Tragjedia e Khojaly është një tjetër pasojë e tmerrshme e politikës së pushtimit të paligjshëm, spastrimit etnik dhe gjenocidit të kryer nga nacionalistët armenë dhe mbështetësit e tyre kundër popullit azerbajxhanas.

%c9%99sas-baner-ucun-photo

Natën e 25-26 shkurt të vitit 1992, forcat armene kryen një masakër – të njohur si gjenocidi i Khojaly-it – ndaj azerbajxhanasve etnikë në Khojaly, një qytet i vogël në rajonin e Karabakut të Azerbajxhanit.

Gjakderdhja në Khojaly nuk mund të vlerësohet veçmas nga veprimet agresive të Armenisë ndaj Azerbajxhanit, të cilat filluan qe në vitin 1988. Masakra e Khojaly-it ndodhi gjatë konfliktit të armatosur në Nagorno-Karabakh, një rajon brenda Azerbajxhanit me një popullsi të konsiderueshme etnike armene. Pasi pushtuan pjesën më të madhe të rajonit dhe dëbuan Azerbajxhanasit etnikë, forcat armene, me ndihmën e regjimentit 366 të motorizuar të Ushtrisë Sovjetike, i cili ishte i vendosur në kryeqytetin rajonal të Khankendi (Stepanakert), kryen një masaker të vërtetë ndaj popullsisë azere në qytetin e Khojaly. Qyteti ishte rrethuar nga njësitë armene për katër muaj përpara sulmit final. Në kohën e fillimit te sulmit kishin mbetur ende disa mijëra banorë, shumë prej të cilëve ishin të sëmurë, të plagosur, të moshuar, gra dhe fëmijë – të gjithë ata që nuk kishin mundur të iknin para rrethimit.

27_years_passed_since_armenians_committed_the_khojaly_genocide2622019486

Përveç objektivave strategjikë, agresorët armenë donin të shkatërronin Khojaly-n si një vendbanim që pasqyron trashëgiminë historike dhe kulturore të popullsisë së Azerbajxhanit. Forcat e armatosura armene dhe njësitë mercenare nuk u shqetësuan fare për popullin e Khojaly, i cili nuk kishte arritur të largohej nga qyteti. Si rezultat, 613 civilë humbën jetën, duke përfshirë 106 gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar. 1275 banorë të Khojaly u morën peng, ndërsa fati i 150 banorëve ende nuk dihet deri më sot. 8 familje u shkatërruan plotësisht. 130 fëmijë humbën njërin nga prindërit dhe 25 fëmijë humbën të dy. Rreth 487 persona, përfshirë 76 fëmijë u plagosën rëndë. Vrasjet brutale u dokumentuan gjithashtu nga Human Rights Watch dhe organizata për të drejtat e njeriut Memorial. Përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare që vizituan terrenin u tmerruan nga ajo që panë. Një nga tragjeditë më të tmerrshme të shekullit të 20-të ndodhi në Azerbajxhan. Ajo që ndodhi në Khojaly nuk ndryshonte nga gjenocidet qe kemi parë më herët si ne Khatyn te Polonise, ate ne periudhën e Holokausti, ne Ruanda dhe Srebrenica, të cilat lanë gjurmë të thellë në historinë botërore.

 

Udhëheqja armene jo vetëm që e pohoi fshehtasi, por edhe u mburr me veprimet e veta. Nuk është rastësi që gjatë intervistës së tij me gazetarin britanik Thomas de Waal në vitin 2000, ish-presidenti armen Serzh Sargian deklaroi: “Para Khojaly, Azerbajxhanasit mendonin se po bënin shaka me ne, ata mendonin se armenët ishin njerëz që nuk mund të ngrinin duart kundër popullatës civile. Ne duhej t’i jepnim fund kësaj, kështu që e bëmë. Ne e thyem këtë stereotip të Azerbajxhanit” (Shënimi është marrë nga libri “Black Garden” i Thomas de Waal). “Fakti më shkatërrues” për gjenocidin e Khojaly është se autorët e masakrës “të përfaqësuar në udhëheqjen e mëparshme politike dhe ushtarake të Armenia” kanë rrëfyer veprimet e tyre dhe kanë mbetur të pandëshkuar.

d0v_d8uwsaeb4mm

Ky rrëfim konfirmon se krimi kundër njerëzimit në Khojaly ishte i qëllimshëm dhe i planifikuar mirë. Më vonë, armenët pranuan se detyra e parë e madhe e forcave të armatosura armene ishte shkatërrimi i urës së Khojaly, evakuimi i segmentit rrugor Askeran – Khankendi dhe kapja e aeroportit të kontrolluar nga Azerbajxhani. Duhet të theksohet se Khojaly ishte i vetmi qytet në rajonin e Karabakut me aeroportin e tij. Raportimet, fotot dhe pamjet e marra nga gazetarë perëndimorë, si Anatol Lieven (The Times) dhe Thomas Goltz (Washington Post) në vendin e masakrës, hedhin dritë mbi këtë krim. Të vrarët iu nënshtruan mizorive të paimagjinueshme për një shoqëri të qytetëruar. Pasqyrimi i masakrës së Khojaly nga mediat e njohura ndërkombëtare si gazetat The Washington Times, The New York Times, The Boston Globe, The Guardian, The Independent, dhe revistat Newsweek e Time janë dëshmi për ato ditë të përgjakshme.

azerbaijanis-want-justice-for-khojaly-1492593986

Masakra e Khojaly-it dhe krimet e tjera të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi i kryer nga Armenia gjatë agresionit të vazhdueshëm kundër Azerbajxhanit, përbëjnë një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare, në veçanti të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, Pakti Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventa kundër Torturës, Deklarata për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Emergjenca dhe Konflikte të Armatosura etj.

Gjatë viteve, është bërë punë e rregullt për të siguruar që krimet kundër njerëzimit të kenë trajtim ligjor objektiv dhe të drejtë në mbarë botën. Dokumentet përkatëse të Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe të Parlamenteve të Meksikës, Pakistanit, Republikës Çeke, Perusë, Kolumbisë, Panamasë, Hondurasit, Sudanit, Guatemalës dhe Xhibutit kane konfirmuan se masakra e Khojaly ishte një akt gjenocidi. Parlamentet e Rumanisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Jordanisë, Sllovenisë, Skocisë, si dhe organet ekzekutive dhe legjislative të më shumë se 20 shteteve në Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar ashpër tragjedinë e Khojaly-it, duke e cilësuar atë si një masakër.

poster-4

Me iniciativën e Zëvendës Presidentes së Fondacionit Heydar Aliyev, znj. Leyla Aliyeva, fushata ‘Drejtësia për Khojaly!’ përkujton çdo vit viktimat e gjenocidit të Khojaly në shumë vende. Do të vazhdojmë të bëjme përpjekje për të marrë një vlerësim ligjor për krimet e Khojaly. Është një gjenocid jo vetëm kundër Azerbajxhanasve, por edhe kundër njerëzimit në tërësi. Prandaj, për të parandaluar përsëritjen e krimeve të tilla është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos i lëmë ato të harrohen. Në të gjithë globin ka memorialë kushtuar viktimave të masakrës së Khojaly-it – ku përveç se ne qytete të ndryshme të Azerbajxhanit dhe Turqisë, ka përmendore në Hage, Berlin, Sarajevë, Meksikë, Izrael. 

30-vjetori i tragjedisë së Khojaly-it shoqërohet me një situatë krejtësisht të ndryshme në rajonin e Karabakut. Vitin e kaluar, gjatë luftës 44-ditore që zgjati nga 27 shtatori deri më 10 nëntor 2020, Azerbajxhani i dha fund pushtimit të territoreve të tij ligjitime dhe historike, si dhe rivendosi integritetin territorial.

Tashmë janë krijuar kushte të favorshme për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon. Masakra e Shkurtit 1992 në Khojaly, si një nga shembujt më të frikshëm të historisë së kohëve të fundit, përkundër të gjitha provave, dëshmitarëve dhe rrëfimeve të kriminelëve ende nuk mundi të arrinte një gjykim të drejtë në komunitetin ndërkombëtar, gjë që i inkurajoi kriminelët të kryenin mizori të reja. Prandaj, injorimi i tragjedive të jetuara në Khojaly sigurisht që do të rriste mosbesimin në sistemin aktual ndërkombëtar, duke thelluar çarjet tashmë ekzistuese në të dhe duke inkurajuar shtypësit në pjesë të ndryshme të botës për të kryer krime pa marrë parasysh përgjegjësitë, të cilat ata janë të detyruar ti respektojnë.

 

Duke i treguar botës të vërtetën për Khojaly-n, shteti Azerbajxhan nuk ka ndërmend të rrënjos ndjenja armiqësore kundër popullit armen. Ata duan që komuniteti botëror t’i njohë keta kriminelë, të cilët ishin përfaqësues të popullit armen dhe qëndruan në pushtet për një kohë të gjatë. Populli Azerbajxhan dëshiron të përcjellë thelbin e akteve të kryera prej tyre, në mënyrë që tragjedi të tilla të përgjakshme të mos përsëriten. Ata kërkojnë drejtësi për Gjenocidin e Khojaly-t.

Duke vendosur bashkëpunim konstruktiv me të gjitha vendet, Azerbajxhani është gjithashtu i etur për të bashkëpunuar dhe vendosur paqen me Armeninë, pavarësisht politikës së ndjekur të spastrimit etnik dhe gjenocidit kundër popullit të Azerbajxhanit. Kjo për faktin e thjeshtë se Azerbajxhani ka qenë gjithmonë një përkrahës i paqes dhe bashkëpunimit. Armenia duhet të vlerësojë siç duhet situatën dhe të nxjerrë përfundime logjike nga pushtimi i saj 30-vjeçar, i cili ka lënë gjurmë të thellë në kombet dhe rajonin tonë. Konflikti i Nagorno-Karabakh ka hyrë në histori. Ky zhvillim nuk është vetëm një moment historik i rëndësishëm në historinë e Azerbajxhanit të pavarur, por edhe një kusht jetik për paqe te qëndrueshme, bashkëpunim dhe marrëdhënie te fqinjësisë së mirë në rajon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top