Dëshmi

July 12, 2022 | 9:01

Baballarë, që nuk lejojnë djemtë e tyre të bëhen edhe ata baballarë!

Bisedë e zhvilluar, nga kodrat e liqenit…

Nga Lira GJIKA, psikologe

-Dëgjo këtu, dëgjo. Sot iu përvesha tim biri, sepse po shante e godiste tim nip. I thashë -dhe i kapte krahun bashkëbiseduesit, që të përqendrohej mirë- e preke edhe njëherë djalin, do të bëj njërën. Mu kthye ç’ke ti, që ndërhyn, jam unë i ati. Ashtu, epo këtu jam unë zot shpie dhe ju do të bëni si them unë. E ke të lehtë ti- ja priti bashkëbiseduesi tjetër, por unë sa arrij t’i flas hidhet e shoqja dhe thotë: të lutem baba mos ndërhy, se kur ti bën kështu, djali merr kot dhe nuk dëgjon. Është një piperkë ,por se si i thotë fjalët me atë zërin e qetë, sa unë ngelem pa fjalë. Edhe ajo nusja ime ashtu deshi të ndërhyjë, por unë ja mbylla gojën. Nuk lejoj unë të më bëjnë terr-tërr në shtëpinë time. Tek e fundit të mirat, që kanë, i kanë nga unë. Kështu rrinë urtë, nuk lejoj unë. Po kur deshën të më tregojnë, që edhe unë e kam rrahur, kur ishte i vogël :- po- i thashë- se ndryshe nuk merrje vesh dhe do të bëheshe i keq-. Që gjyshërit duhet të ndihmojnë në edukimin e fëmijës kjo madje, është një nga vlerat e tyre, per vetë moshën që u jep më shumë qetësi dhe durim, por jo të spostojnë prindërit dhe ta pengojnë të birin apo të bijën të bëhen prindër të mirë. Në vend, që ti kërkojnë të falur, që i kanë goditur pasi kështu e dinin të mirën, por sot në këtë moshë kuptojnë se sa e gabuar është kjo mënyrë, që të bën të huaj dhe mosbesues ndaj njëri-tjetrit, vazhdojnë me fodullëk dhe inat tu tregojnë se i kanë “në dorë”, si dikur kur ishin të vegjël.

Gati u imponohen të vazhdojnë në të njëjtën rrugë, ti edukojnë fëmijët nëpërmjet frikës dhe mosrespektit e jo nëpërmjet fjalës e dashurisë. Është e vërtetë që jo të gjithë gjyshërit janë kështu, po mos kujtoni se janë pak, këta lloj gjyshërish, janë më shumë sesa mendoni.  

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top