FB

July 17, 2021 | 8:10

Bëhuni mbrojtës të fëmijës tuaj, rëndësia e dezinfektimit pas larjes në det. Çfarë të përdorni!

Që plazhet shqiptare janë të ndotura, kjo as që lë vend për të menduar të kundërtën, por në një kohë ku përveç ndotjes, dielli gjithaq dëmton, lind nevoja të jemi praktikë dhe të kujtojmë këshillat e hershme të vyera, që specialistët e fushës jepnin para çdo sezoni plazhi.

Nga Orjona Tresa

potassium-permanganate-696x464

Kur ishim të vegjël, mjekja e lagjes e këshillonte nënën time të përdorte permaganat kaliumi, një kokërr e vogël lejla, e cila shërbente si dezinfektant për pastrimin e lëkurës nga bakteret. E kjo duhej përdorur sa herë trupi binte në kontakt me ambiente që ndikonin jo mirë në sipërfaqen e trupit. i2854w

Kur iknim në plazh, gjithashtu i përdornim këto kokrra magjike, që bëheshin të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet e lëkurës. Sot gjithnjë e më pak dëgjojmë për këtë mrekulli të vogël, kjo për shkak se në distributorë të ndryshëm farmaceutikë njeh emra të ndryshëm reklamues, e për pasojë dhe orientime të ndryshme nga mjekë të ndryshëm. Për të mos i bërë dhe unë aspak reklamë, sepse në barnatore dhe prodhues shqiptarë është vërtet ekonomike, ajo që vlen është përdorimi i saj, si nevojë për mbrojtjen e lëkurës së fëmijëve, sidomos bebave pas banjës në plazhet shqiptare.
images

Permaganatit ia kam nxjerrë lezetin me fëmijët e mi. Pas mbërritjes në dhomën e pushimit, në një litër e gjysmë ujë të ngrohtë shkrija kokrrën lejla dhe i shpëlaja mirë e mirë.
Nëse keni vullnetin e duhur, ashtu siç me dhjetra kremra të shtrenjtë përdorni për të mbrojtur lëkurën nga rreziqet, kushtojini po kaq kohë dhe këtij përparati, i cili do t’jua ruajë lëkurën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top