FB

May 18, 2022 | 9:00

Besimi dhe mosbesimi ndërtohet dhe zhvillohet në raportin prind – fëmijë

Nëna i bërtiste djalit, ç’janë këto gënjeshtra që thua, ku i ke dëgjuar? Ku ke mësuar të gënjesh? Djali e shikonte i habitur nënën dhe nuk fliste. Nëna vazhdonte me insistim dhe e zemëruar të pyeste dhe të shante kur djali papritur iu kthye dhe i tha nënës: Ti më ke mësuar, ti gënjen!

Nga Lira Gjika

Nëna po humbiste kontrollin nga përgjigja e djalit dhe fillojë ta shajë duke i thënë, “turp të kesh”, “ti je djalë i keq”! Djali vazhdoi: Ti thua do iki se kam punë dhe del me shoqet në kafe! Nuk është gënjeshtër kjo? Nëna e zënë ngushtë, nuk dinte si të sillej, por ndërkohë ishte shumë e nxehur dhe nuk menaxhonte dot veten. Kujdes prindër!

Fëmija nuk sheh atë që doni dhe thoni ju. Fëmija është një njeri tjetër dhe si çdo njeri tjetër ka mendjen e vet. Ai shikon ato gjëra që i bëjnë atij përshtypje dhe natyrisht do i verifikojë ato për të kuptuar saktësinë dhe domethënien. Gënjeshtra ka në themel të saj inteligjencën por edhe mosbesimin dhe mosbesimi krijon probleme në shëndetin mendor.

Besimi dhe mosbesimi ndërtohet dhe zhvillohet në raportin prind – fëmijë. Natyrisht asnjë prind nuk do dhe nuk dëshiron që fëmija i tij të bëhet gënjeshtar. Asnjë prind nuk do të gënjejë fëmijën, por zgjedhë mënyrën e gabuar pasi mendon se fëmija nuk kupton. Ky problem i madh në edukimin tonë me fëmijët krijon këtë konfuzion, që në mënyrë të pavetëdijshme i gënjejmë ata.

Studimet e këtyre 20 viteve të fundit tregojnë se fëmija e njeh më mirë prindin se prindi fëmijën dhe fëmija verifikon çdo gjë që i thotë prindi si për të kuptuar, por edhe për të besuar që prindi e ka në qendër të vëmendjes dhe e do. Fëmija vazhdimisht kërkon të verifikojë nëse e duan apo jo. Nëse fëmija përballet me fjalët që i ka thënë prindi dhe veprimet e prindit bien ndesh me fjalët që ai vet ka thënë, atëherë fëmijës nuk i mbetet rrugë tjetër vetëm të besojë se kjo është mënyra e duhur për t’u sjellë, pasi atë përdorin edhe prindërit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top