Marrëdhënie

July 15, 2020 | 8:04

Blerina Mërtiri: Pse fëmijët pasi grinden me njëri-tjetrin pajtohen shpejt?

 

Përgjigjja është e thjeshtë, ashtu si dhe sjellja e tyre, sepse lumturia e tyre është më e shtrenjtë sesa krenaria.

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Blerina Hima Mërtiri, mësuese CU, shkolla “Andon Xoxa” Fier

Çfarë bëjnë prindërit kur fëmijët grinden dhe çfarë shkaktojnë ata tek fëmijët? Të gjithë prindërit të parën mendojnë dënimin.

Dënimi lëndon fëmijën si fizikisht ashtu dhe mentalisht.

Mohon të drejtën e tij të jetë i kuptuar si person.

Me dënimin ndryshohet vetëm momentalisht modeli i sjelljes së fëmijës.

Dënimi bazohet në frikë.

Fëmija studion modelin e “agresorit”, dhe më pas e imiton atë.

3

Dënimi zakonisht përmban vetëm një mesazh se çfarë fëmija nuk duhet të bëjë në këtë moment dhe nuk ofron alternativa dhe shpjegime për sjelljet e tij më pas.

Mund të çojë deri në pasoja serioze, negative mbi shëndetin e fëmijës.

Por prindërit duhet të kujdesen më tepër për situata të tilla. Fëmijët vërtetë grinden, por kanë guxim edhe të pajtohen shumë shpejt.

Nuk duhet të harrojmë që fëmijët nuk qëndrojnë me ata persona që janë të pasur ose të bukur, por luajnë, grinden dhe pajtohen vetëm me ata që i bëjnë të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top