Në fokus

July 15, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Liria është momenti kur ju dëboni çakejtë mosmirënjohës, egoistë dhe lakmitarë

Dhe vjen një kohë kur nuk mund të bësh asgjë tjetër, se je e/i mërzitur të merresh më, se je lodhur dhe pëshpërit me veten tënde dhe fort “Hej, në dreq!”.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Një herë e një kohë, mbërrin ai moment i bekuar, kur hapni sytë dhe shihni para jush të vërtetën e zhveshur, ku shikoni pas dhe numëroni përpjekjet, përpjekjet dhe luftërat tuaja…., më kot pas kësaj… Përpjekjet tuaja, të cilat disa idiotë nuk i kuptuan kurrë, dhe sigurisht që kurrë nuk i vlerësuan. Përpjekjet që keni dhënë për shpëtim!

Jo për shpëtimin tuaj, sepse ty nuk të duhet por për shpëtimin e tyre. Përpjekje për të shpëtuar një shpirt tjetër dhe jo tëndin. Dhe ndjehesh e/i mbingarkuar dhe e/i irrituar.

Arrin dikur, ky moment i shenjtë, kur mendja juaj kthehet përmbys dhe ju merrni vendimin më të madh dhe më të rëndësishëm. Vendosni që keni bërë sa duhet për t’i dhënë fund anijeve, keni luftuar mjaftueshëm për të shpëtuar diçka që përfundimisht nuk ka shpëtim. Se vetë shpirti juaj ndërmerr iniciativën dhe bën hedh poshtë dhe është pikërisht kjo, këtu e kuptoni, se sa shumë erë të keqe kishte në grumbuj brenda “oborrit” tuaj.

unnamed

Vendosni se pak njerëz janë ata që kanë parë atë që keni bërë për kaq shumë kohë, madje edhe më pak ata që kanë njohur luftën tuaj.

Vendosni që vetëm për këta shumë pak, që me të vërtetë e meritojnë, do t’i kushtoni tani e tutje kohën tuaj të çmuar, dhe do të luftoni për ta.

Vendosni  më në fund se ka ardhur koha që ju të shtriheni, të qetësoheni, të shpengoheni, të merrni frymë, pak ajër të pastër dhe të jetoni. Të dëboni dhe të dërgoni në ferr të gjithë mosmirënjohësit, egoistët, lakmitarët, të padobishmit dhe të mbaruarit.

Atëherë është koha të filloni të numëroni, duke larguar nga lista juaj të gjithë ata që ishin pak në numër, të cilët ishin aty vetëm për të marrë dhe për të prishur shpirtin tuaj.

Ky është saktësisht momenti i së vërtetës, lodhjes dhe vendimit të madh që quhet: LIRIA!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top