Imagjinata është aftësia për të shpikur imazhe të objekteve joekzistente ose atyre që nuk janë afër. Fëmija hulumton botën dhe ballafaqohet gjithnjë e më shpesh me realitetin .Çdo gjë për ta është emocionuese. Fëmijanë janë aftësinë për të imagjinuar dhe atë që nuk ekziston, duke organizuar ngjarjet në mendjen e vet. Është pothuajse e pamundur që fëmijët të mbrohen nga informacionet që qarkullojnë në televizion apo rrjete sociale.
![Blerina Hima Mërtiri Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier](http://revistapsikologji.com/wp-content/uploads/2020/09/blerina.jpg)
Blerina Hima Mërtiri
Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier
Viti 2020 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje të pazakonta dhe stresuese për të gjithë. Këto ngjarje natyrisht kanë prekur edhe përditshmërinë e fëmijëve tanë. Ata kanë humbur rutinën e tyre, ndjekjen e mësimit në mënyrë të zakonshme, lojërat me shokët e shoqet e tyre. Fëmijët, që janë vëzhgues të përhershëm të ngjarjeve përreth tyre mund të jenë ndikuar nga kjo gjendje. Gjatë kësaj kohe ata janë të ekspozuar ndaj informatave që ofrohen në mediat e ndryshme dhe ndaj bisedave të të rriturve rreth situatave aktuale. E para është loja e “vëzhgimit” të situatave, më pas vjen radha e krijimtarisë me imagjinatat e tyre. Fëmijët ndoshta nuk shprehen, por kanë mënyrat e tyre.
![Rajli Mjolli, nxënës i klasës së katërt](http://revistapsikologji.com/wp-content/uploads/2020/09/20200916_193252-329x620.jpg)
Rajli Mjolli, nxënës i klasës së katërt
Ja si e paraqet vitin 2020 Rajli Mjolli, nxënës i klasës së katërt në një shkolle jopublike në Tiranë. Me fantazinë e tij, ai ka krijuar një kolazh me foto të 9-muajve të vitit 2020, duke paraqitur për çdo muaj nga një ngjarje që ka ndodhur.
Janar / Lufta midis Amerikës dhe Iranit.
Shkurt / Zjarre masive në Australi.
Mars / Shfaqja e Covid-19 në Shqipëri.
Prill / Në Indi ndalohet përdorimi i TIK-Tok.
Maj / Policia vrau George Flloid, një njeri me ngjyrë.
Qershor / Protesta të zezakëve në Amerikë.
Korrik / U hap fjalë se ishte kapur një dragua.
Gusht / Shpërthim në Bejrut.
Shtator / Fillon shkolla në kushte korone.
Tetor / ?
Nëntor/ ?
Dhjetor/ ?
Kjo është një fantazi e thjeshtë fëmije, por që tregon shumë për inteligjencën e brezit të ri, i cili ka nevojë për mbështetje dhe inkurajim nga e gjithë shoqëria.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.