Aktualitet

November 30, 2022 | 11:00

Bota e modës në zi, shuhet në moshën 89-vjeçare stilisti i njohur italian Renato Balestra

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare stilisti italian Renato Balestra, një nga emrat e njohur të modës. Balestra mbylli sytë në Romë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije dy vajzat e stilistit, Fabiana dhe Federica së bashku me mbesën Sofia.

Kjo e fundit pritet të marrë dhe drejtimin e markës “Balestra Maison”. Renato Balestra do të përcillët për në banesën e fundit, të martën më 29 nëntor në kryeqytet në kishën e Santa Maria del Popolo.

Rikujtojmë, se Balestra hapi atelienë e tij të parë në 1959 në Romë. I lindur në një familje arkitektësh dhe inxhinierësh, ai u dallua për shpirtin e tij artistik dhe u përcaktua si “piktori i modës”. I njohur për qëndisjet e tij artistike dhe përzierjen e pëlhurave dhe transparencave të ndryshme, emri i tij lidhej me një ngjyrë të veçantë, blu Balestra.

Pasioni i tij i fortë për kinemanë e shtyu atë të stilonte kostume për Ava Gardner në “The Barefoot Contessa” dhe “The Sun also Rises;” për Gina Lollobrigida në “Beautiful but dangerous”; për Sophia Loren në “Lucky to Be a Woman” dhe për Candice Bergen në “Aventurers”. Ai u bë i preferuari i yjeve të filmit, duke përfshirë Elizabeth Taylor, Claudia Cardinale dhe Carroll Baker.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top