FB

May 26, 2021 | 10:27

Burgu i mendimeve, dilni prej tij: Duajeni dhe pranojeni jetën tuaj me dështimet, krijimet apo edhe sukseset!

 

 

Ndonjëherë, në jetën tonë, në vendimet apo dështimet tona ndihemi si në burgun e  mendimeve tona. Jemi të lirë, të pavarur, dhe ndihemi sikur dikush na ka vënë prangat, na ka burgosur. Vallë është shoqëria jonë akoma me një mentalitet të mbyllur, që vë barriera dhe pranga mundësish?

donila

Phd. Donila Pipa

 

Ndonjëherë jeta na ndryshon, na gjunjëzon, pavarësisht se jemi njerëz të lirë….

Ndonjëherë  në mendjen tona vëmë barriera që na lodhin vendimet, jetën dhe kohën tonë.

Ndonjëherë duhet të mendojmë ta lëmë jetën tonë të rrjedhë si uji, por kur rritesh, ndonjëherë lodhesh së menduari. Pse? Si do t’ia bëj? Si do të dal fitimtare pas kësaj situate?

Dhe, jeta na gjunjëzon mendimet, idetë, mundësitë, mendjen dhe trurin tonë, për të na treguar se “Në këtë botë LINDIM vetëm dhe VDESIM vetëm! Ndonjëherë edhe në lirinë dhe pavarësinë e jetës sonë ndihemi të burgosur, pasi mendojmë që duhet t’i bëjmë gjërat në perfeksion, me drejtësi dhe pa  lënduar asnjë njeri.

1Por, jeta na jep MËSIMIN më të mirë!

Në jetë nuk fiton më i zgjuari apo më budallai, por ai që i përshtatet situatave të shokut si p.sh: tërmetit, Covid-it, një ndarjeje, një humbjeje të një njeriu të afërt apo dhe humbja e një vendi pune apo largimi nga e përditshmja jonë.

E DI, që nuk është e lehtë, por ja që jeta na MËSON që duhet TË PËRSHTATEMI me situatën ku ndodhemi, t’i themi vetes “Duhet t’ia dal, jam e fortë dhe nesër është një ditë e re”, me mundësi të reja, me dështime të reja, por me një mendësi tjetër!

Harrojini problemet, dilni nga burgu i mendimeve tuaja, DUAJENI dhe PRANOJENI jetën tuaj me dështimet, krijimet apo edhe sukseset!

Nesër është një ditë e re, por mos harroni: ju jeni aktori kryesor i saj!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top