FB

February 23, 2021 | 8:02

Burrat që martohen me gra të zgjuara jetojnë më gjatë, sipas shkencës

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Studimet e reja tregojnë se një partner i zgjuar mund të zgjasë jetën e një njeriu dhe të parandalojë çmendurinë, e cila prek të moshuarit. Profesori Lawrence Whalley në një leksion me titull: Si mund ta mbrojmë veten, tha: “Ajo që duhet të bëjë një djalë nëse dëshiron të jetojë më gjatë është të kujdeset të gjejë një grua të zgjuar për t’u martuar. Nuk ka ilaç më të mirë për çmendurinë dhe Alzheimerin nga inteligjenca”.

1

Studimi, i kryer nga Universiteti i Aberdeen, ishte subjekt i një ekzaminimi shëndetësor të binjakëve homozigotë dhe zbuloi se ata që ishin martuar me partnerë të zgjuar ishin të mbrojtur nga sëmundja degjeneruese e trurit, që do të thotë se inteligjenca e grave është faktor vendimtar në këtë.

Ata gjithashtu zbuluan se burrat që zgjedhin të martohen me gra të zgjuara, jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë më të mirë dhe më të lumtur, ndërsa kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga sëmundja e Alzheimerit dhe dementia në pleqëri.

Përveç kësaj, vlen të përmendet se në testet e kryera te burrat që morën pjesë në studim dhe ishin martuar me gra të zgjuara, edhe nëse kishin shenja të çmendurisë në skanimet magnetike të trurit të tyre, ata nuk vuanin nga asnjë simptomë e sëmundjes. Përkundrazi, ata ishin shumë inteligjentë dhe plotësisht funksionalë mendërisht.

Ky lajm duhet të inkurajojë si burrat ashtu edhe gratë të vlerësojnë mendimin dhe karakteristikat e grave më shumë sesa bukurinë dhe pamjen. Shoqëria jonë ka krijuar disa stereotipe të gabuara dhe një gjë e tillë është e vështirë të vlerësohet nga të gjithë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top