Mirëqenie

November 16, 2018 | 15:09

Buzëqeshja hollivudiane në Empire Dental Clinic

Empire Dental Clinic është ndër klinikat më luksoze, në një zonë po aq luksoze, siç është ish-Blloku. Por luksi i vërtetë nis që nga stomatologët profesionistë që ofrojnë shërbimet aty, siç janë Dr.Brikena Lika dhe Dr.Gersi Vërçani. Ndaj, edhe kjo intervistë nuk duhet humbur, pasi është një guidë reale për të pasur dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur, por edhe sekretet e mirëmbajtjes së tyre.

Përshëndetje Dr.Gersi! Ju keni organizuar së bashku me Dr.Brikenën një klinikë mesa shoh europiane dhe në qendër të Tiranës. Çfarë keni pasur si qëllim kryesor gjatë planifikimit të klinikës?

Stomatologjia ka qenë një nga pasionet e mia më të mëdha. Kam mbaruar studimet në Universitetin Shtetëror të Mjekësisë në Tiranë me rezultate maksimale, duke u dekoruar në fund me Medalje Ari. Jam licensuar nga Ministria e Shëndetësisë si mjek ekselent, duke marrë pikët maksimale në provimin e profesionit të stomatologjisë. Pasioni im për shërbimin dentar është pasuar me punën kërkimore shkencore, e cila është referuar dhe vlerësuar në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dëshira për të pasur gjithmonë një profesionalizëm maksimal, më ka shtyrë në ndjekjen e trajnimeve dhe specializimeve në vendet më të njohura evropiane si Itali, Greqi, Rumani etj. Përpara se të hapej kjo klinikë, u studiua dhe u mendua shumë gjatë nga ana jonë zgjedhja e pozicionit. Siç e thatë edhe ju, ne zgjodhëm qendrën e Tiranës, zonën e ish-Bllokut për t’u ardhur në ndihmë pacientëve. Hyrja për në klinikë është direkt në bulevardin qendror, gjë e cila bën që të jetë mjaft e aksesueshme.

Pse Empire Dental Clinic?

Emri “EMPIRE” që klinika jonë mban, është vendosur për të përfaqësuar një klinikë me standardet më të larta të dentistrisë, e cila duhet të tejkalojë pritjet e çdo pacienti, pasi në klinikën tonë, shërbimeve iu kushtohet vëmendje deri në detaje, duke treguar pasionin tonë drejt përsosmërisë. Një arsye tjetër përse “Empire”, është pajisja e klinikës me të gjitha objektet, pajisjet dhe materialet e fundit të importuara nga vendet më të njohura evropiane dhe të certifikuara ndërkombëtarisht si produkte të cilësisë maksimale.

Cilat janë shërbimet që ofron Empire Dental Clinic?

Ne i ofrojmë pacientit një gamë të gjerë të shërbimeve dentare si: higjienizimi i dhëmbëve, periodontologji, terapi, endodonti, pedodonti, protetike, kirurgji orale, implantologji, ortodonci dhe estetikë dentare.

Përse një pacient duhet të zgjedhë klinikën tuaj?

Përveç shërbimeve primare në klinikën tonë, vëmendje të veçantë i kushtohet Estetikës Dentare, ose të ashtuquajturës Stomatologjisë Kozmetike. Kjo do të thotë që tek ne, pacienti do të ndryshojë buzëqeshjen e tij, në një buzëqeshje hollivudiane. Për të realizuar këtë në përdorim punimet estetike të teknologjisë së fundit të zirkonit dhe Emax. Këto materiale janë metal free, e cila i jep atyre veti të larta të natyralitetit dhe finitetit. Kjo do të thotë që pacientët tanë pasi ndërhyjnë në buzëqeshjen e tyre, marrin një pamje të saj sa natyrale aq dhe estetikisht perfekte. 

Për individët të cilët kanë dhëmbë të shëndetshëm, por kërkojnë perfeksionimin më tej të tyre, ne ofrojmë fasetat Emax ose Veneers Emax, të cilat s’e dëmtojnë dhëmbin, por i japin atij një pamje krejtësisht të re. Këto punime realizohen në laboratore të certifikuara dhe laborantët janë të specializuar në punimet e këtyre elementëve. Këto shërbime estetike kërkojnë njëkohësisht një kujdes dhe përkushtim të veçantë deri në detaje. Tek këto punime ndërthuret estetika maksimale me funksionalitetin, duke i dhuruar pacientit një buzëqeshje shumë natyrale.

Çfarë do t’i këshilloni individët të cilët duan të kenë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur?

Për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, primare është higjiena e përditshme. Larja e dhëmbëve duhet të bëhet pas çdo ngrënie, ku furçimi me pastë duhet të pasohet me përdorimin e fillit dentar dhe shpëlarësit të gojës. Së dyti, vizita periodike tek stomatologu, një herë në 6 muaj, janë mjaft të rëndësishme. Dieta ushqimore, gjithashtu është një tjetër faktor kyç për të pasur dhëmbë të shëndetshëm, ku vëmendje duhet t’i kushtohet kufizimit të konsumimit të karbohidrateve dhe pijeve me ngjyrë dhe të gazuara. Pacientët të cilët kërkojnë buzëqeshje të bukur me dhëmbë të bardhë, mund të realizojnë zbardhimin profesional periodik 1-2 vjet, duke përdorur edhe produktet shoqëruese në shtëpi.

Nëse individët në moshë të madhe kanë dhëmbë të keqpozicionuar, a mund të korrigjohet ky defekt dhe si?

Po, mund të korrigjohet. Punimet protetike janë shpesh zgjedhja më e mirë. Nëpërmjet këtyre punimeve ne i sigurojmë pacientit rehabilitim oral funksional dhe estetik, për një kohë mjaft të shpejtë. Punimet që ne realizojmë për këtë rast, janë nëpërmjet kurorave të zirkonit, ose kurorave dhe fasetave Ips Emax. Këto janë punime mjaft estetike dhe ngjasojnë me dhëmbët natyralë. Kanë një jetëgjatësi të madhe dhe janë zgjidhje e vyer për këto raste.

Shpesh, në klinikat dentare, vihet re neglizhencë e sterilitetit të instrumentave dhe materialeve të përdorura. Ju, si e keni zgjidhur këtë problem?

Steriliteti në Empire Dental Clinic është një nga shtyllat bazë të punës. Çdo instrument dentar i cili është në kontakt me gojën e pacientit, pas përdorimit vendoset në një solucion të fortë dezinfektant dhe në fund të ditës, pasi lahen dhe thahen, paketohen me letër e vendosen në Autoklavë. Aty ato sterilizohen me një temperaturë 134 gradë C, nën një presion prej 2 bar. Ky proces pasqyrohet dhe në printerin përkatës të kësaj pajisjeje, e cila na jep garancinë e procesit.

Përsa i përket materialeve që përdoren, si dhe pjesët e poltronit dhe pështymorja, ato sterilizohen nëpërmjet një dezinfektanti në formë spraji dhe letrave të lagura me dezinfektant, të cilët vrasin çdo lloj mikroorganizmi dhe i kthejnë ato në sipërfaqe të pastra. Kurse disa nga materialet janë njëpërdorimshme dhe ndërrohen pas çdo pacienti.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top