Fjalë për fjalë “filofobia” është frika e rënies në dashuri ose krijimi i lidhjes emocionale për shkak të një trazire emocionale në lidhje me dashurinë në të shkuarën. Si rezultat i zhgënjimit në të shkuarën, personi zgjedh të mos dashurojë dhe të lidhet emocionalisht.
Cilat janë simptomat?
-Sjelljet shmangëse nga mundësia e fillimit të një marrëdhënieje.
-Një nivel i lartë stresi dhe ankthi kur ndërveproni me njerëz që mund ose po krijoni një lidhje.
-Izolimi dhe vetmia “e vetë-imponuar”.
-Krijimi i barrierave të forta emocionale, duke mos ndarë ndjenjat me të tjerët.
Shkaqet e filofobisë:
Shumë ekspertë tregojnë se kryesisht nga filofobia vuajnë ato njerëz që kanë pësuar trauma ose çrregullime ankthi ose çrregullime të personalitetit.
Çfarë mund të bëni nëse vuani nga filofobia?
- Jetoni në të tashmen.
- Shprehni frikën tuaj.
- Jepi vetes kohë.
- Konsultohuni me një profesionist.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.