FB

June 21, 2022 | 8:30

Çfarë mund të bëhet për të marrë vendimet e duhura?

Çdo ditë duhet të marrim vendime, disa më të lehta,disa më të vështira: ja këshilla e neuroshkencës për të mos mbetur në pasiguri.

Shikoni gjërat me vëmendjen e duhur

 Siç e dinë mirë shkencëtarët e njohjes, zgjedhjet ndikohen nga mënyra se si paraqiten dilemat. Për shembull, nëse lini një grup njerëzish të shijojnë një biftek duke thënë se ka 75% mish pa dhjamë ose në vend të kësaj thuhet se formohet 25% nga mishi i yndyrshëm, gjykimi i shijuesve ndryshon, në rastin e parë konsiderohet më i shijshëm. Ky është rasti klasik i gotës gjysmë plot ose gjysmë bosh.

Mos e lejoni veten t’ju ‘mbërthejë’ ankthi

Një eksperiment i kryer disa vite më parë me rezonancë magnetike te njerëzit që duhet të zgjidhnin mes dy alternativave identike, të cilat megjithatë u paraqitën ndryshe, vërtetoi se ata që e njohin këtë mashtrim kanë një aktivitet të fortë në korteksin frontal (vendin e arsyetimit).

Shqyrtoni të mirën dhe të keqen

Studiuesja angleze Ruth Chang, profesoreshë e filozofisë në Oksford, kundërshton teorinë klasike se si të sillemi përballë zgjedhjeve, ajo që dekreton se në rast vendimesh të vështira duhet të vazhdohet duke shqyrtuar të mirat dhe të këqijat.

Bëni angazhime që ju dhurojnë kënaqësi

Ne mund të bëjmë diçka ndryshe, t’i krijojmë vetes arsye të reja për të preferuar një zgjedhje ndaj tjetrës. Duke bërë përpjekje dhe vullnet në vendimin që ne duhet të marrim. Fakti që zgjedhim një profesion që na pëlqen, por nuk na siguron një pagë shumë të mirë, atëherë në këtë rast angazhimi ynë në këtë profesion do të më jap kënaqësi.

 

 

Përgatiti S.P / Burimi www.focus.it 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top