Shqiptarja Anita Likmeta renditet ndër 50 italianët më të fashmëm në Europë në fushën e novacionit. 34-vjeçarja shqiptaro-italiane ja ka dalë të evidentohet fushën e saj krahas emrave të njohur të shkencës së teknologjisë dhe novacionit në Itali, duke u bërë frymëzuese në të gjithë Europën.
Disa javë më parë Anita Likmeta u vlerësua nga StartupItalia e cila e renditi Anita Likmetën ndër 150 gratë e pandalshme në Itali. Ndersa në listën e sotme të publikuar nga gazeta “Corriere della Sera”, ajo ka marrë tjetër vlerësim të madh, për punën e saj si inovatore në fushën e startupeve.
Në artikullin e saj të kësaj të hëne, me titull “Pesëdhjetë italianë në Europë për inovacion”, gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” ka publikuar listën me 50 emrat më të njohur në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Evropë.
Anita Likmeta, e natyralizuar italiane por me origjinë shqiptare (ajo ka lindur në Durrës), është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze Inspiring Fifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.
Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private. Përzgjedhja e Anita Likmetës, sipërmarrëse dhe anëtare e Confindustria Giovani në Itali, u bë nga një juri personalitetesh të Italisë.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.