FB

September 7, 2021 | 11:08

Corriere della Sera: Anita Likmeta ndër 50 italianët frymëzues në inovacion

Shqiptarja Anita Likmeta renditet ndër 50 italianët më të fashmëm në Europë në fushën e novacionit. 34-vjeçarja shqiptaro-italiane ja ka dalë të evidentohet fushën e saj krahas emrave të njohur të shkencës së teknologjisë dhe novacionit në Itali, duke u bërë frymëzuese në të gjithë Europën.

Disa javë më parë Anita Likmeta u vlerësua nga StartupItalia e cila e renditi Anita Likmetën ndër 150 gratë e pandalshme në Itali. Ndersa në listën e sotme të publikuar nga gazeta “Corriere della Sera”, ajo ka marrë tjetër vlerësim të madh, për punën e saj si inovatore në fushën e startupeve.

Në artikullin e saj të kësaj të hëne, me titull “Pesëdhjetë italianë në Europë për inovacion”, gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” ka publikuar listën me 50 emrat më të njohur në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Evropë.

Anita Likmeta, e natyralizuar italiane por me origjinë shqiptare (ajo ka lindur në Durrës), është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze Inspiring Fifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.

Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.  Përzgjedhja e Anita Likmetës, sipërmarrëse dhe anëtare e Confindustria Giovani në Itali, u bë nga një juri personalitetesh të Italisë.

Anita Likmeta1

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top