FB

February 26, 2021 | 8:12

Covid: pacientët me kancer në imunoterapi u sëmurën më pak

 

Studimi i IEO mbi pacientët me melanoma: Mos ndërpritni terapitë!

 

Pacientët e trajtuar me imunoterapi për melanoma të avancuar u sëmurën më pak nga Covid-19 krahasuar me pjesën tjetër të popullatës italiane dhe pacientëve të tjerë me kancer: kjo u verifikua nga studimi italian, botuar në revistën Seminare në Onkologji nga Instituti Evropian i Onkologjisë të Milanos dhe qytetit të shëndetit dhe shkencës së Torinos.

 

“Nga 169 pacientë me melanoma të fazës III dhe IV, të trajtuar kryesisht me Nivolumab, Pembrolizumab dhe Ipilimumab midis janarit dhe prillit 2020, vetëm një ka rezultuar pozitiv për virusin Sars-CoV-2, për më tepër pa pasur ndonjë simptomë”, nënvizon Paola Queirolo, koordinatore e studimit.

Një rezultat shumë i rëndësishëm, sipas ekspertit, “sepse tregon se këta pacientë nuk duhet të heqin dorë nga imunoterapia për shkak të virusit. Nuk ka asnjë arsye për të pezulluar ose shtyrë këtë trajtim shpëtues, veçanërisht tani që qendrat e specializuara të kancerit janë riorganizuar në modalitetin e sigurt Covid”.

Deri më tani kishte pasiguri në lidhje me efektet e imunoterapisë në Covid-19, sepse ishte hipotetizuar se ajo ose rrit fazën e hiperaktivitetit imun të shkaktuar nga virusi ose se stimulonte kontrollin imunologjik të infeksioneve virale.

“Ne kemi demonstruar këtë hipotezë të dytë – vazhdon Queirolo, – jo vetëm në pacientët me melanoma metastatike, por edhe në ata me karcinomë qelizore skuamoze kutane”.

1

Një studim tjetër, i koordinuar gjithashtu nga IEO dhe i botuar në revistën Theerative Advances in Medical Oncology, analizoi të dhënat e 54 pacientëve nga 5 qendra kombëtare të referencës, të cilët nuk ndaluan imunoterapinë përveç në raste të veçanta. Nga i gjithë grupi, vetëm dy pacientë dolën pozitivë për Covid, të dy me sëmundje serioze shoqëruese. “Mesazhi është që të mos ndërpritet trajtimi, përveç nëse është në marrëveshje me onkologun tuaj, – përfundon Queirolo. – Ne kemi filluar të shohim efektet e frikshme të pezullimit të trajtimeve onkologjike gjatë pandemisë. Për melanomën në gjysmën e parë të vitit të kaluar, diagnozat janë ulur me 30%. Do të thotë një rritje prej 30% të rasteve që do të arrijnë në fazën metastatike”.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ANSA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top