FB

March 1, 2021 | 8:06

Covid qëndron në rroba deri në 3 ditë, ja kush janë veshjet me material më të rrezikuar

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se viruset e ngjashëm me llojin që shkakton sëmundjen COVID-19 mund të mbijetojnë deri në 3 ditë në rrobat që veshim zakonisht. Një studim nga Universiteti i de-Montfort në Leicester testoi koronavirusin në disa pëlhura të ndryshme.

2Rezultatet treguan se pëlhura prej poliestre paraqet rrezikun më të madh pasi virusi u gjet aty edhe pas 72 orësh, raporton BBC. Mikrobiologët thanë se kjo tregon se edhe rrobat e mjekëve që punojnë me të prekurit e covid janë të rrezikshme.

Në materiale 100% pambuk virusi zgjati për 24 orë ndërsa në pëlhurat ku kishte përzierje pambuku dhe poliesteri, virusi mbijetoi vetëm për 6 orë. Studimi shqyrtoi edhe metodën më të besueshme të larjes së rrobave për heqjen e virusit nga pëlhurat.

Tek ajo me 100% pambuk virusi u eliminua plotësisht vetëm kur u përdor detergjent, dhe temperatura e larjes u rrit mbi 67 gradë. Studimi tregoi se nuk kishte rrezik të infektimit pasi rrobat laheshin me detergjentë.

 

Burimi panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top