Këshilla & Arsye

November 10, 2017 | 10:20

Pozitiviteti është “shpirti i jetës”

Ai që mendon pozitivisht nuk penghet nga sfidat, po ecën drejt rrugës së suksesit. Një qëndrim pozitiv të jep besim, vendosmëri, këmbëngulje… Të gjitha këto ndihmojnë që të ecim përpara në rrugën e suksesit. Mendimi pozitiv mund t’ju ndihmojë të përballoni çështjet e përditshme të jetës. Kjo e bën më të lehtë shmangien e shqetësimeve dhe të menduarit negativ.

positivity

Qëndrimi pozitiv mund të zhvillohet. Një fëmijë që vështron prindërit e tij mund të zhvillojë një qëndrim të ngjashëm. Prindërit luajnë një rol të madh. Ata duhet të shfaqin besim, vetëbesim dhe shpresë, veçanërisht në situata të vështira, në mënyrë që fëmija të imitojë këto cilësi.

Gjithashtu, roli i mësuesve në ndërtimin e besimit të nxënësve, duke u treguar atyre rëndësinë e të menduarit pozitiv është gjithashtu jetik. Nxënësit duhet të inkurajohen dhe shpërblehen nga mësuesit për punën e tyre të vështirë dhe duhet të qortohen kur nuk janë serioz për studimet e tyre.

 

Për të zhvilluar qëndrim pozitiv, shtyni mendimet negative dhe i zëvendësoni ato me mendime të lumtura. Është një çështje zgjedhjeje. Zgjidhni të jeni optimist. Kërko një arsye për të buzëqeshur shpesh. Kini besim në veten tuaj dhe përpiquni të shoqëroheni me njerëz të mirë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top