FB

July 23, 2026 | 11:30

Denisa Kodra: 13 vite me “Sindi”, një histori suksesi e ndërtuar me shumë dashuri

 

 

A ka gjë më delikate se t’i besosh botën tënde dikujt tjetër? Të rritësh një fëmijë kërkon një dashuri që nuk njeh kufij, net pa gjumë dhe sakrifica që vetëm një prind i kupton. Por, çfarë duhet për të ndërtuar një strehë ku qindra fëmijë rriten çdo ditë me të njëjtën ngrohtësi si në shtëpi?

denisa-kodrajpg

Kjo është historia e Denisa Kodrës, sipërmarrëse 35-vjeçare dhe nënë e një vajze, e cila e ka shndërruar emrin “Sindi” në një nga pikat më të besueshme të kujdesit ndaj fëmijëve në Tiranë. Përpara 13 viteve, Denisa, me një ëndërr vajzërore, vetëm 22 vjeçe, guxoi të ndërtonte një institucion parashkollor për fëmijë, duke iu ardhur në ndihmë mamave të reja. Dhe sot që ajo është prind i një vajze, e di shumë mirë se çfarë kërkojnë prindërit për fëmijët e tyre. Sepse dilema që çdo prind ka është: Ku do të jetë i sigurt fëmija im kur unë të mos jem pranë? Pikërisht nga kjo pyetje lindi “Sindi” si një institucion parashkollor, me një premtim të mbajtur si grua dhe si sipërmarrëse e re.

Sot, ai premtim është kthyer në një shtëpi të dytë për fëmijët nga 6-muajsh deri në 6 vjeç. Gjatë këtij rrugëtimi, “Sindi” ka përcjellë breza të tërë të vegjlish, të cilët i hodhën hapat e parë drejt jetës dhe arsimit nën përkujdesjen e saj. Ajo që nisi si një ëndërr prindërore, sot numëron tri pika strategjike në kryeqytet, duke u kthyer në një rrjet solid besimi. “Si mami e një vajze, unë e di mirë se çfarë kërkon një prind sot. Ata duan siguri, ngrohtësi dhe një ambient që stimulon potencialin e fëmijës. ‘Sindi’ lindi pikërisht nga kjo nevojë dhe rritet çdo ditë bashkë me besimin e prindërve,” thotë me krenari Denisa.”

Nga bebet e vogla 6-muajshe që kanë nevojë për përkëdhelje, e deri te programet e strukturuara të kopshtit, parashkollorit dhe kurset pas shkolle, “Sindi” ka kuruar çdo detaj. Çdo cep është projektuar për të garantuar mirëqenien emocionale të fëmijëve, duke e bërë rrjetin “Sindi” adresën më të sigurt të suksesit dhe lumturisë në Tiranë.

denisa-kodra1jpg-1

denijpg

sindi-1  sindi-2

Cel: +355 69 444 2444

SINDI 1 Rruga e Prushit

SINDI 2 Yrshek

SINDI 3 Liqeni i Thatë, Tiranë

Instagram: https://www.instagram.com/kopshti_sindi3/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top