FB

November 20, 2021 | 8:16

Depresioni nuk është vetëm trishtim, është shumë më tepër…

Ka një temë që të gjithë mundohen ta trajtojnë, pjesërisht sepse është e frikshme, pjesërisht sepse është shumë e nënvlerësuar, bëhet fjalë për depresionin. Ne nuk besojmë se është e përshtatshme t’ju japim shpjegime teknike ose mjekësore në lidhje me depresionin. Por me siguri mund të themi se: depresioni është një sëmundje e vërtetë, nga ato të padukshmet që merr të kokën ose mendjen, por rrjedhimisht të merr edhe gjithë trupin.

Një subjekt që vuan nga depresioni është një subjekt që jeton në burg, në një nga ata të padukshmit. Nga i cili është e pamundur të dalësh, por mbi të gjitha është e vështirë ta identifikosh dhe ta shkatërrosh.

Depresioni është një përbindësh, që merr nën kontroll ndjenjat, emocionet dhe afeksionet tuaja. Të bën të pambrojtur dhe të padukshëm, thjesht të lë me një boshllëk të madh që nuk mund ta mbushim kurrë. Ata që vuajnë prej tij e kanë të vështirë ta njohin dhe shpjegojnë, e gjejnë veten të ngecur në shtratin e tyre duke fjetur apo thjesht duke menduar, e lënë veten të rrëmbehen nga ngjarjet dhe rrjedhimisht nga sëmundja, paniku dhe ankthi pa ditur si të merren me situatat.

Njerëzit me depresion nuk kanë nevojë të mëshirohen ose justifikohen. Ata kanë nevojë për dikë që e kupton vërtet atë që ata po ndjejnë tani, ata nuk duhet të gjykohen. T’i thuash një personi me depresion se si të sillet, do ta përkeqësojë gjendjen e tij sepse do të ndihet i pafuqishëm dhe i paaftë për të vepruar, por mbi të gjitha nuk duhet nxitur për të jetuar jetën e tij, përkundrazi duhet shoqëruar në këtë rrugë të errët dhe të dalë në dritë.

Depresioni është një sëmundje e tmerrshme, që duhet trajtuar me ilaçe ose psikoterapi, vetëm kështu mund të kuptohet përmasat e problemit dhe vetëm kështu një subjekt do të mund të çlirohet nga ky burg i padukshëm dhe shumë i dhimbshëm. Ata që vuajnë nga depresioni fillojnë të humbasin të gjitha interesat për jetën dhe njerëzit e tyre të dashur, ata fillojnë të strehohen në një botë ku nuk do të gjejë përgjigje por vetëm dilema.

Të gjithë ata që vuajnë prej tij fillojnë ta shohin gjithçka të zezë. Ata nuk e kanë idenë se çfarë është drita, pak a shumë si një njeri që ka lindur i verbër dhe që nuk e di se çfarë do të thotë të shohësh. Nga ana tjetër, mund të krahasohet me një person që dikur shihte mirë dhe më pas shikimi i tij u përkeqësua. Depresioni është i tillë, si miopia.

 

 

Burimi / https://www.nonsolodonna.net/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top