FB

November 20, 2021 | 8:18

“Ekzistenca e marsianëve?”/ Një lajm i rremë i prodhuar thjesht nga një gabim përkthimi

Nga Focus / Përktheu Adela Kolea

 

Në fund të ‘800-ës u përhap lajmi se në planetin Mars jetonte një qytetërim alien inteligjent. Por, ky në lidhje me marsianët qe një lajm i rremë, i shkaktuar nga një gabim përkthimi.

Përkthyesit e dinë mirë: Puna e tyre, shpesh e lënë në hije apo e konsideruar “sa për të rrumbullakosur të ardhurat”, nëse është e praktikuar keq, shkakton dëme jo të vogla.

1Nëse është e vërtetë që një tekst i përkthyer me cilësi, ngaqë leximi i tij shkon rrjedhshëm, natyrshëm, kalon edhe pa u vënë re fundja e pa iu dhënë rëndësi shpeshherë, merret si diçka e mirëqenë, ndërkohë, një tekst i përkthyer keq, e bën leximin të vështirë e të rëndomtë në rastet më të pranueshme dhe, në rastet më ekstreme, arrin deri aty sa të ndërrojë rrjedhën e historisë.

Një nga shembujt më emblematikë, ku një “misunderstanding”, një keqkuptim, mund të çojë në devijime epokale, ka qenë ai i përshkruar nga Giovanni Bignami, astrofizik që është larguar nga jeta më 2017-ën, në librin e tij “Marsianët jemi ne.”

Zanafilla nis kur Giovanni Virginio Schiaparelli (1835-1910), astronom dhe drejtor për gati dyzet vjet i “Osservatorio Astronomico di Brera”, Milano – “Vëzhguesi Astronomik i Brera-s”, vëzhgoi për herë të parë Marsin me teleskopin e tij dhe nisi t’i vizatojë sipërfaqen.

2“Asokohe, në pikën vëzhguese të teleskopit vendosej thjesht syri dhe jo ndonjë aparat fotografik apo telekamer si sot”, – shpjegon Giovanni Bignami, i cili ndalet në faktin se si ajo çka shihej me sy të lirë në teleskop – ose ajo çka mendohej se po shihej…- do të përfundonte më pas e vizatuar po me dorë të lirë mbi letër.

Në këtë mënyrë, sipas Schiaparelli-t, luhatjet e ngjyrave të vëzhguara në sipërfaqen e Planetit të Kuq, ishin për t’iu adresuar pranisë së kontinenteve dhe deteve e këta të fundit, lidhur mes tyre nëpërmjet kanalesh.

Ajo rrëmujë e shëmtuar…

Suksesi i punës së astronomit italian qe shumë i madh dhe puna e tij, bashkë me vizatimet që realizoi, shkuan deri përtej oqeanit.

Këtu, ato tërhoqën një diplomat amerikan të pasur, Percival Lowell, i cili braktisi karrierën diplomatike për t’iu përkushtuar astronomisë – “Lowell Observatory”, krijuar prej tij, është aktiv edhe sot në Arizona – dhe ende pa e vëzhguar me sytë e tij Planetin e Kuq, Lowell kishte lexuar për ato “kanalet” e famshme që përshkruante astronomi italian, Schiaparelli por, ishte ngatërruar keq me përkthimin e gabuar anglisht, i cili kishte interpretuar termin “canale” italisht (“kanal”) jo si “channel”, d.m.th si element natyral, si një “degëzim natyral deti” por, si “canal”, term që implikon një origjinë jo natyrale e që italisht mungon në versionin origjinal gjuhësor.

01

Fantashkencë: Rrëmuja tashmë qe bërë!

Pas vdekjes së astronomit italian, Schiaparelli, më 1910-ën, amerikani Lowell nisi me disa teori fantazie mbi  “jetën e rrëmujshme që karakterizonte Planetin e Kuq.”

Falë pozitës së tij të privilegjuar ekonomike e sociale, Lowell arrin që të publikojë më 1911-ën një lajm mbi një faqe të tërë në The New York Times me titullin sensacional:

“Marsianët ndërtojnë dy kanale të mëdha në dy vjet!”

Kështu, teoritë plot me fantazi, të lindura nga një gabim i pamasë e i pafalshëm gjuhësor, për fat u përgënjeshtruan pak kohë më pas nga fotografia astronomike, falë së cilës, u kuptua se sipërfaqja e Marsit nuk ishte absolutisht ashtu siç e kishte përshkruar amerikani Lowell.

new-project

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top