Shqetësimet e humorit mund të përkeqësojnë metabolizmin e kockave, duke favorizuar kështu shfaqjen e sëmundjes së osteoporozës. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e universitetit të Melburnit, në Australi.
Nuk janë të qarta arsyet e kësaj lidhjeje, shkruan “European Journal of Psychotherapy and Psychosomatics”, por ndoshta ndërhyjnë modifikime në funksionimin e sistemit endokrin dhe atij imunitar, të cilat janë të lidhura me depresionin, që edhe për këtë arsye, duhet trajtuar e kuruar, që kur fillojnë të shfaqen shenjat e para.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.