FB

April 3, 2021 | 8:18

Diferenca mes egoizmit dhe dashurisë së vërtetë

Të dish të dallosh është e nevojshme, por jo të gjithë dinë ta bëjnë këtë. Keni zgjedhur të doni veten? Jo, ju nuk jeni egoist, thjesht ke mësuar të respektosh veten. Quhet vetë-dashuri dhe e meriton! Disa do t’ju quajnë mendjemadh, disa do t’ju shohin narcist. Nuk ka problem. E rëndësishme është që ti di si ta dallosh këtë sjellje, për vetëvlerësimin tënd, për paqen tënde të brendshme.

Dr.Chamorro-Premuzic nga Universiteti i Kolumbias, përmblodhi përkufizimin e egoizmit me atë të narcizimit. “Egoisti bën gjithmonë atë që dëshiron, edhe me çmimin e lëndimit të të tjerëve. Narcizi, nga ana tjetër, është i vetë-fiksuar, vetë-referencial, egocentrik, i ftohtë, empatik dhe në kërkim të vazhdueshëm për aprovimin apo miratimin nga të tjerët”. Por në në asnjë mënyrë, nuk mund të flitet për vetë-dashuri.

ÇFARË ËSHTË DASHURIA E VËRTETË?

Nuk është shkatërrim dhe nuk është as kotësi. Të duash veten do të thotë të pranosh kufijtë dhe frikën tënde. Të qenit i vetëdijshëm për vlerën që keni, pa e zvogëluar ose mbivlerësuar atë. Vetë-dashuria është respekt, të dish të thuash jo në raste që kërkohet dhe pa u ndier fajtor për të. Sa herë i keni lënë mënjanë nevojat tuaja, për të ndihmuar të tjerët të realizojnë të tyret? Dhe sa herë keni nxituar për të ofruar ndihmë ndaj tyre, duke i kërkuar vetes një sakrificë të madhe për të mos i zhgënjyer, dhe për të mos i lënduar? Shumë, dhe këtë e dimë.

Dhe këtu vetë-dashuria heq një vijë midis qenies së dobishme, duke e lënë veten të përdoret. Kjo situatë risjell një ekuilibër që nuk duhet të dështojë midis jush dhe botës. Të kujdesesh për veten ndërsa kujdeseni për të tjerët. Të duhemi, që të mund të duam më mirë. Respektoni për të kërkuar respekt nga ata që përpiqen vetëm të marrin, pa dhënë kurrë. Në familje, në jetën në çift dhe në marrëdhëniet shoqërore, vetë-dashuria ju lejon të filtroni, zgjidhni dhe vlerësoni me mençuri më të madhe. Kuptoni që, të marrësh një pozicion ndryshe, të shprehësh një mendim të kundërt, të dedikohesh me kohë dhe vëmendje, nuk ju bën një person “të keq”. Përkundrazi. Ju bën të lirë. Më të sigurt në vetvete dhe të përgjegjshëm me të tjerët. Dashuria e vërtetë nuk është egoizëm, je thjesht Ti!

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 156

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top