FB

July 27, 2022 | 8:00

Duhet guxim dhe forcë për t’u larguar nga një mashkull i dhunshëm

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

 

Unë nuk harroj!

Gruaja nuk e harron kurrë dhunën që i ka bërë një mashkull, edhe kur e “fal” me shpresën se nuk do të përsëritet më. Do të ndodhë përsëri! Por edhe para se të ndodhë, në fillim të një lidhjeje, ka shenja që lidhja nuk është e shëndetshme sepse ky mashkull nuk është i shëndetshëm. Shenja të tilla janë:

b

Ai nuk mban përgjegjësi për veprimet e tij. Njeriu që kryen dhunë i’a kalon fajin gjithmonë viktimës, personit ndaj të cilit ushtron dhunë. Dhe e konsideron veten një viktimë të përhershme.

Ai nuk merr përgjegjësi për ndjenjat e tij.

Ai përdor shprehje si “Më zemërove të bëj si i çmendur”.

Ai ka ushtruar dhunë edhe në marrëdhëniet e tij të mëparshme.

Kur ai flet negativisht dhe me përçmim për marrëdhëniet e tij të së kaluarës, është një shenjë se kjo sjellje ka një të kaluar.

Burrat që kryejnë dhunë përpiqen të justifikojnë sjelljen e tyre. Duke i’u referuar marrëdhënieve të mëparshme ata thonë “Por ishte gjithsesi etj”. Nëse një burrë godet një grua, ai do të godasë gruan tjetër shumë më tepër.

Personaliteti bipolar. Nëse marrëdhënia juaj karakterizohet nga situata “bardh e zi”, duhet të bëni kujdes.

Në nënvetëdijen e një burri të dhunshëm ekziston perceptimi “Kjo grua është zgjatimi im, prona ime”. Edhe nëse ai pretendon se ju trajton si person, si personalitet, në realitet nuk është kështu. Ai madje mund t’ju telefonojë në mes të natës sepse mendon se ekzistoni vetëm për të plotësuar nevojat e tij.

 

Shkatërrim i hapësirës tuaj

Kënaqet në shkatërrimin e hapësirës tuaj private – thyen dyert, dritaret, hedh sende, etj.

Ka fantazi që përfshijnë përdorimin e forcës ose dhunës gjatë marrëdhënieve seksuale.

Nëse keni frikë nga një mashkull, sigurisht që lidhja duhet të marrë fund. Ne nuk kemi frikë nga partneri në një marrëdhënie të shëndetshme.

Si eksperte me përvojë të gjerë në çështjet e dhunës në familje, i përgjigjem indirekt pyetjes: “Pse gratë nuk divorcohen nga burrat që abuzojnë me to?“Nuk mund ta ndalosh dhunën kur nuk e shkakton atë”.

“Mos shpenzoni kohë duke u përpjekur të ndaloni sjelljen e dhunshme. Nëse ka dhunë që në fillim të lidhjes, e vetmja gjë e sigurt është se gradualisht ajo do të shtohet edhe më shumë. Sa më shpejt të dilni nga lidhja me sjellje të dhunshme mashkullore aq më e lehtë është.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Drejtor Marketingu - Geart Shehu: 0682097486
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top