Mirëqenie

December 24, 2018 | 10:05

Edlina Losha (Bano): Kopshti princi i lumtur, aty ku çdo ditë është një festë

Një botë magjike përrallash nuk do të kishte kuptim pa Zanën që i bën të mundura të gjitha. Është shkopi i saj magjik që me pak përkëdheli përkund dëshirat e të vegjëlve, të cilat bëhen të realizueshme vetëm falë saj. Kjo Zanë nuk është asfare një ëndërr kur bëhet fjalë për realitetin. Ajo është pranë fëmijëve të kopshtit “Princi i Lumtur” ku të gjithë bëhen pjesë e magjisë. Në muajin festiv të dhjetorit, ajo e shndërron atmosferën në kopshtin “Princi i Lumtur” në një shkëlqim argëtimi pa fund. Mësoni më shumë për këtë Zanë dhe padyshim që do të zgjidhni dyert e sigurta për të dërguar fëmijën tuaj të vogël në kopshtin dhe parashkollorin “Princi i Lumtur” në Tiranë.

 

Intervista

Atëherë, cili muaj i vitit ju pëlqen më shumë?

Këtë vit po më pëlqyeka shumë dhjetori, meqë po dal sërish në revistën tuaj, bashkë me Kopshtin tim të bukur!

Në fakt, ju jeni një kopsht i veçantë, që organizoni shpesh festa, por njëherësh edukim mësimor dhe social. Sa rëndësi kanë të gjitha këto për ecurinë e fëmijës?

Qysh në krye, kur e hapa kopshtin, i kam dhënë shumë rëndësi festave. Doja që fëmijët të ambientoheshin me to. T’ju kthehej në mënyrë jetese. Pra, synoja për një jetë shumë speciale për fëmijët e mi. I mësoja të dilnin në skenë dhe të hiqnin emocionet. I mësoja të vallëzonin valse dhe dans me çifte (djem dhe vajza) që t’ju ikte turpi. Dhe në fakt, ia kam dalë. Pas ndrojtjes së natyrshme të fillimit, ose pretendimeve për “partnerin”, më pas fëmijët e kopshtit tim shkëlqenin kudo. Pa ndrojtje, pa hezitim, pa turp. Ju them shpesh: -“Artistë Hollivudi jeni!” D.m.th që e kanë një “sekret” të vockël këto festat! Nuk janë aq të rastësishme apo sa për të kaluar kohën!

ok

Jemi në muajin i dhjetor, i cili ka dy ngjarje të rëndësishme, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Çfarë keni menduar të bëni?

Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë festat më të bukura të të gjithë vitit! Sa me fat dhjetori që i ka! Atmosfera është e mrekullueshme! Neve kemi ritualet tona në kopsht! Nxjerrim dhe zbukurojmë bredhat e Vitit të Ri, kemi shumë, meqë ra fjala, dhe i kemi njërin më të bukur se tjetri! Fëmijët marrin nga një zbukurim të vogël nga shtëpia dhe kështu këto bredhat bëhen shumë të afërt me secilin fëmijë, pasi secili ka dhënë kontributin e tij për ta bërë aq të bukur. Një ditë në dhjetor marrim një xhaxhi fotograf dhe ai na bën foto- kujtimi. Na duhet, sepse kemi kaluar një vit bashkë. Kjo foto pastaj hidhet në një kalendar. Pothuajse ditë për ditë bëjmë prova për koncertin e fundvitit. Të gjitha zyshat dhe “presorët. janë të angazhuar tek provat. Kënaqesh fare kur shikon impenjimin e vogëlushëve teksa kërcejnë me balerinën Evi, këndojnë: “Ja na erdhi Viti i Ri” me presor Albanin dhe Todin, përgatiten për show-n e karatesë me trajnere Klejdën, thonë një thes me vjersha dhe këngë në anglisht me teacher Aden, madje këtë vitin e fundit edhe me maestren Ritën, mësuesen tonë të re nga Italia. Të gjitha këto i bëjnë shumë mirë fëmijëve: i rrisin, i forcojnë, i shtojnë besimin në veten e tyre!

Pranë kopshtit Princi i Lumtur fëmijët vijnë me qejf, madje ka nga ata që nga të qarat e para të mospranimit, sot vijnë me dëshirë. Çfarë i bën për vete ata dhe sa dashuri merrni dhe ju si shpërblim në gjithë këtë angazhim, i cili duhet thënë, kërkon nerv, sakrificë, vullnet dhe mbi të gjitha dëshirë për ta ushtruar si aktivitet ndërarsimor?

Epo çdo fëmijë qan kur shkëputet fillimisht nga prindi. Është krejtësisht normale kjo gjë. Madje kaq shumë normale sa do çuditesha nëse do ndodhte e kundërta. Gjithsesi, fëmijët janë krijesa të brishta dhe të pastra. Ata si të tillë e kuptojnë fare mirë kur marrin një dashuri të vërtetë apo në thonjëza nga i rrituri, në rastin konkret nga neve stafi aty. Unë për veten time i mbaj mend shumë mirë edukatoret e mia ë kopshtit . I kam dashur ato! Dhe ashtu siç kanë mbetur ato tek mua, ashtu edhe unë do mbetem në kujtesën e fëmijëve. Dëshiroj që t’ju vij sa më ëmbël dhe butë në memorie. Asgjë nuk do marrim me vete pasi të largohemi nga kjo botë! Ajo çka do më gëzonte, do ishte që të kujtohesha me dashuri nga të gjithë fëmijët që kam njohur. Është aq e lehtë të fitosh zemrën e tyre! Të japin aq dashuri! Jemi aq me fat neve që i njohim këta njerëz, pikërisht në moshën e tyre më të bukur, më të pastër, më të pafajshme! Këto gjëra jua them edhe stafit përherë, dhe kuptohet, kjo ndarje e mendimeve me njëra-tjetrën na bën që t’ju japim fëmijëve marrëdhënie të hapur dhe të bukur. Por siç e thatë edhe ju vetë, kjo punë kërkon dashuri! Nëse dikush nuk e ka, më mirë mos ta bëjë fare.

oki

Më thuaj diçka të veçantë, ndryshe, që të frymëzon dhe a kanë diçka të veçantë këto prag festash këtë vit?

Përpos koncerteve, dhuratave, festave në lokal (këtë herë kemi prenotuar te lokali “Prestige” për ta bërë festën e çerdhes). Këtë vit kam përgatitur diçka shumë të veçantë! Më saktë një mama e kopshtit shpiku një “Përrallë”. Ajo e quajti “Përralla e kopshtit ‘Princi i Lumtur’… -“Na ishte njëherë, midis pallateve me dashuri ‘Darling’ një vend i bukur dhe plot ngjyra si në përralla. Aty rriteshin fëmijë aq të gëzuar sa mund t’i quaje pa frikë princesha dhe princër të lumtur….”Ajo e kishte bërë kaq të bukur këtë përrallën, e cila i dedikohej kopshtit, edukatoreve dhe fëmijëve, sa mendova dhe i propozova asaj ta bëjmë libërth dhe t’ua dhurojmë fëmijëve. Ajo mama u entuziazmua shumë. U entuziazmova edhe unë! Punuam disa ditë dhe libërthi shkoi për shtyp. Në dhjetor mezi po pres që fëmijët ta marrin në dorë! Shpresoj shumë të kënaqen dhe ta kenë kujtim. Do ishte kujtimi më i bukur nga jeta kopshtore. Në fund fare, e gjithë kjo histori më ka lënë shumë shije të mirë! Jo vetëm fëmijë të kënaqur, por dhe mama të kënaqura që na përjetësojnë nëpër libra.

Kopshti “Princi i Lumtur”, Rr. “Endri Keko”, Tiranë | Cel: +355 68 10 66 120 | e-mail: [email protected]  |  http://www.princiilumtur.al

Botuar në revistën “Psikologjia”, Nr. 138

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top