FB

January 31, 2023 | 9:39

Efektet e forta të turshive, ja si ndikojnë ato në trupin tonë

Konsumi i lartë i antibiotikëve luan një rol shkatërrimtar për bakteret e mira që gjenden në stomak.

Kolonitë e këtyre të fundit që njihen me termin mikrobioma mund të rimëkëmben falë konsumit të probiotikëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mikrobioma përbëhet nga miliarda baktere të ndryshme të cilat luajnë një rol kyç për shëndetin dhe kundër sëmundjeve.

Turshitë, Ushqimet Më Të Pasura Me Probiotikë

Ushqimet më të pasura me probiotikë janë ato të fermentuara, siç janë turshitë, kosi dhe kefiri.

Lakra turshi në veçanti është një nga më të larmishmet me probiotikë.

Interesi për turshitë dhe ushqimet e fermentuara është gjithnjë e më shumë në rritje falë përpjekjeve të njerëzve për të pasur një mikrobiomë të shëndetshme.

Një herë e një kohë, kur teknologjia ishte e kufizuar, fermentimi i ushqimeve ishte shumë natyral por edhe e vetmja mënyrë për të ruajtur ushqimet për stinën e dimrit.

Pesë Arsye Përse Duhet Të Hani Turshi

Kundër Diabetit

Studimet tregojnë se një mikrobiomë e pasur dhe e shëndetshme është thelbësore për parandalimin dhe trajtimin e diabetit.

Mbipesha

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mikrobioma tek njerëzit mbipeshë është krejt ndryshe nga njerëzit që kanë një peshë normale. Disa baktere të mira mund të nxisin përdorimin më efikas të kalorive nga ushqimi dhe akumulimin e yndyrës në trup gjë që mund të shkaktojë mbipeshën.

Imuniteti

Ekuilibrat e baktereve në stomak ndikojnë ndjeshëm në sistemin imunitar.80 përqind e imunitetit i ka rrënjët në stomak, ndaj pikërisht këtu nis e gjithë lufta kundër infeksioneve. Bakteret e mira stimulojnë qelizat në sistemin imunitar të mbrohen nga infeksionet.

Tretje E Shëndetshme

Bakteret e shëndetshme përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe shmangin konstipacionin. Ato gjithashtu ulin rrezikun e radikaleve të lira.

Më Pak Shpërdorim Të Ushqimit

Fermentimi është një mënyrë e shkëlqyer për të garantuar që ushqime si lakra, karrota e të tjerë nuk shpërdorohen por konsumohen rregullisht.

 

 

 

 

 

Burimi/AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
Boana Shenjtolli: 0694767053
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top