FB

November 20, 2021 | 8:19

Marina Vjollca zbulon gjininë e foshnjës që do të sjellë në jetë së shpejti

Zërat për gjininë e fëmijës kishin pak kohë që kishin dalë, edhe ndonjë koment specifik në llogarinë e Marinës kishte nisur të ngacmonte, por tani e konfirmoi vetë moderatorja. Do të jetë një vajzë, një picirruke.

Së fundmi Marina ka postuar në llogarinë e saj dy foto, nga një dhomë tipike vajzash, e veshur me ngjyrën tipike të tyre.

“Mezi po të presim picirrukja jonë”, – shkruan Marina duke zbuluar kështu se bekimi i parë i saj dhe i Getit do të jetë një vajzë.

Urimet në adresë të saj kanë vërshuar nga miqtë virtualë, të cilët tashmë kanë nisur aludimet për emrin. Ndonëse në javët e fundit të pritjes së ëmbël, Marina vijon të jetë në krye të punës, çdo të shtunë në ekranin e Tv Klan me ‘Klanifornia’.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top