FB

September 7, 2026 | 11:30

Ermand Mertenika: Inteligjenca Artificiale dhe teknologjia te fëmijët

 

Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale është bërë i gjithanshëm dhe pjesë e jona në çdo aspekt si profesional dhe jetësor. Sigurisht ajo që mund të themi është që inteligjenca artificiale ka arritur zhvillim kulminant dhe sigurisht ka prekur dhe fëmijët të cilët janë të apasionuarit e vegjël të teknologjisë.

Ermand Mertenika

Lojërat elektronike, rrjetet sociale, videot animatore në rrjete sociale tërheqin vëmendjen e fëmijëve të moshave të ndryshme duke e bërë teknologjinë tashmë pjesë të jetës së tyre. Qëndrimi për orë të tëra me mjetet teknologjike sot ka ndryshuar brezat e rinj, pra sot gjenerata e re është më e avancuar dhe më inteligjente në krahasim me brezat e mëparshëm, shume vite me përpara ku fëmijët e asaj gjenerate nuk njihnin telefonin jo me smartfonët, laptopët dhe zhvillimet e AI-së.

Sot fëmijë të moshës 2 vjeç e deri ne 10 vjeç qëndrojnë për shumë kohë në telefon laptop apo dhe online dhe kjo sigurisht është një koncept mjaft i dëmshëm për fëmijët e kësaj moshe. Ne mund të flasim këtu për aspekte psikologjike dhe mjekësore ku në këtë moshë teknologjia është më shumë e dëmshme sesa e rëndësishme.

 

Problematika në shikim (Optikë)

Qëndrimi për një kohë të gjatë në telefon nga fëmijët u shkakton probleme shëndetësore në radhë të parë duke u prirur nga sëmundjet okulistike (ofthalmologjike), shfaqja e sëmundjes së miopisë (pra aftësia për të parë qartë objektet). Ky është një shqetësim shumë i madh okulistik, pasi fëmijëve nëse u shfaqet problematika e miopisë duhet patjetër të mbajnë syze deri në një moshë 18-20-vjeçare, pasi nëse nuk mbahen syze dhe nëse kjo problematikë progreson, nëse qëndron në orë të tëra në telefon, atëherë kjo problematikë rritet në mënyrë shumë të shpejtë.

 

Problematika në posturë

Kur fëmijët qëndrojnë për një kohë të gjatë në telefon atëherë u shfaqet problemi i posturës, shtylla kurrizore fillon të deformohet gradualisht, shfaqet problemi i kifozës, problem me rruazat inter-vertebrale të cervikalit (rruazave të qafës), problem me lumbarin (deformimi i rruazave të shpinës) problem me toraksin (deformimi i rruazave të bustit të gjoksit). Këto problematika mund të sjellin dhe patologji në seri si: probleme kardiake dhe pulmonare (zemra dhe mushkëria) etj.

 

Problematika psikologjike

Një tjetër aspekt që duhet kushtuar vëmendje është prania e fëmijëve dhe adoleshentëve për një kohë të gjatë me mjetet teknologjike. Mendja e fëmijëve është në zhvillim dhe në këtë periudhë prindërit duhet t’i qëndrojnë gjithnjë e më shumë pranë pasi fëmijët dhe adoleshentët bëhen pronë e rrjeteve sociale, videove me nuancë bullizuese të postuara apo video me prani dhune apo të ngjashme si këto, si presioni i rrjeteve sociale, i cili gjithashtu ndikon dhe në psikologjinë e fëmijëve.

Prindërit duhet t’u qëndrojnë gjithnjë e më shumë pranë  fëmijëve duke iu kufizuar qëndrimin për një kohë të gjatë me mjete të teknologjisë, të diskutojnë me fëmijët, të komunikojnë në mënyrë interaktive, t’i përfshijnë ata në lojëra logjike dhe inteligjente, të cilat ndikojnë në zhvillimin e inteligjencës së fëmijës dhe t’i okupojnë në kohë me aktivitete të ndryshme alternative.

Inteligjenca artificiale dhe teknologjia janë shumë të rëndësishme për jetën tonë, por të kujdesemi për fëmijët tanë është akoma më shumë!

 

*M.Sc Ermand Mertenika (Inxhinier Biomjekësor)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top