Pika referimi

February 27, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Epidema e frikës shkatërron trupin. Ndaj, shkoni përpara dhe mos kini frikë nga dështimi!

Së shpejti do të vijë edhe te ne, është e pashmangshme. “Viruse” shumë më të rrezikshëm të paranojës dhe frikës kanë përfunduar edhe tek ne, duke na shkatërruar jetën e duke helmuar ëndrrat tona. Nëse italianët “e ftohtë” të veriut nga paniku mbyllën shtëpitë e tyre, imagjinoni se çfarë do të ndodhte me shqiptarët mesdhetarë më të ngrohtë dhe gjithmonë paranojakë ballkanikë?!

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Sigurisht që farmacitë dhe supermarketet do të jenë bosh, shkollat do të mbyllen, koncertet dhe ardhjet turistike do të anulohen deri nëse natyrisht kur të fillojë të nxehet koha, duke shpresuar se do të çaktivizojë nCoV-2019( Coronavirusi Covid -19) për sezonin e verës.

Përgatituni për situata shumë komike dhe surrealiste. Dhe gjithçka për një epidemi, e përshkruar si “e butë”, me vdekshmëri relativisht të ulët, në një kohë kur mjekësia dhe farmakologjia kanë shumë armë në duar për t’u marrë me komplikimet, madje edhe një infeksion viral.

Por, ne thamë, viruset e paranojës dhe frikës janë ata që me të vërtetë “korrin”, sikurse edhe ajo e urrejtjes, duke vrarë bartësit e tyre, edhe pse gjoja janë “të gjallë” – ata janë të gjallë – të vdekur, por nuk duan ta pranojnë atë.

Nuk e di nëse pas një viti, nga tani, do të jemi të gjithë këtu ose disa nga ne do të mungojnë për shkak të nCoV-2019 (Covid – 19).

Në një moment, herët a vonë, të gjithë do ikim nga jeta, kjo është matematikisht e sigurt. Çështja është ajo që po bëjmë. A po jetojmë jetë të pakuptimta, të mërzitshme, të mjerueshme dhe të frikshme, apo po përpiqemi të jetojmë në mënyrë krijuese dhe kuptimplote, pa frikë dhe duke ndjekur ëndrrat tona?

Frika është një humbje e jashtëzakonshme energjie, ajo shkatërron trupin tonë dhe na vret të gjallë. Ndaj, mesazhi im është: Shkoni përpara dhe mos kini frikë nga dështimi, sepse, nuk ka jetë të dytë! Mos e merrni seriozisht këtë jetë! Është e qeshura ajo që ndriçon gjërat rreth nesh dhe na e bënë jetën më të lehtë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top