Mirëqenie

February 27, 2020 | 8:05

Të jetosh të tashmen… këshilla të vlefshme për të arritur objektivat e jetës

Të jetosh pa asnjë mendim është pothuajse e pamundur, por, për të evituar gjigandizimin e vështirësive, ka diçka që mund ta bëjmë. Shumë prej nesh, për shembull, mendojnë vazhdimisht për të kaluarën, jetojnë një lloj ‘nostalgjie kronike’. Ndërsa të tjerë përqendrohen shumë tek e ardhmja, jetojnë gjithnjë me nxitim, duke menduar për atë që duhet të bëjnë më pas. Në disa raste, ushqejnë frikëra të paqena, sepse imagjinojnë në kokën e tyre diçka negative që mund t’u ndodhë.

Mendoni se është një sjellje e nevojshme për të qenë të motivuar dhe për të arritur objektivat e jetës? Ja përse këshillat e mëposhtme janë arsye të vlefshme për të cilat është e nevojshme të jetoni të tashmen.

  1. E shkuara nuk ekziston më

Dijeni që e shkuara nuk ekziston më. Mund t’ju shërbejë vetëm për t’ju mësuar të veproni më mirë. Ndjenjat e fajit dhe ankimet janë si një gur nën këmbë, që ju lejon të lëvizni të çlirët. Ama, nëse mendoni për përvojat e bukura, evitoni të bëheni nostalgjikë dhe shfrytëzojini ato si një mësim që keni marrë për të jetuar më mirë të tashmen.

  1. E ardhmja akoma nuk ekziston

E ardhmja ende nuk ka ardhur, është vetëm një iluzion i juaj i momentit. Të dalloni projektet tuaja të ardhshme, është e nevojshme për të vepruar më mirë. Por, të përqendroheni vetëm tek e ardhmja, pa vepruar, është një thikë me dy presa. Kjo gjë do të thotë, se ta kaloni kohën tuaj duke menduar “nëse do të kem një shtëpi më të madhe do të bëj…” ose “kur do të kem më shumë kohë do të bëj…”, nuk bëni gjë tjetër veçse sajoni arsye të paqena dhe bllokoheni në mendimet tuaja, pa vepruar.

  1. Shfrytëzoni sa më mirë kohën

Të jetoni të tashmen do të thotë të shfrytëzoni sa më mirë kohën tuaj, pa e shpërdoruar atë me ankesa. Ndaj, nëse vazhdoni të vërdalloseni me mendje në veprimet e së shkuarës dhe parashikoni që në të ardhmen gjërat do të shkojnë më keq, thjesht humbisni kohë. Më mirë përqendrohuni mbi atë çka mund të bëni për të përmirësuar të tashmen, me kohën që keni në dispozicion. Merruni me atë që jeni duke bërë në këtë çast. Kujtoni se e tashmja është e mbushur me burime, të cilat mund t’i shfrytëzoni, dhe është e vetmja gjë që ekziston realisht.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top