Marrëdhënie

September 10, 2020 | 8:06

Esmeralda Birçaj: Epsh apo pasion?

Sa më e pjekur dëshira jonë, aq më shumë e kuptojmë se ajo që na shtyn tek personi që na tërheq është dëshira erotike, e cila diferencohet nga pasioni erotik.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Kur dëshirojmë një njeri, e dëshirojmë atë sepse ajo që hasim tek ai është si plotësia jonë. Ngjashmëritë në mënyrën se si ne duam janë kaq të forta sa dallimet në sjelljet tona, në perceptimet dhe për interesat tona, ato nuk mund ta trondisin marrëdhëniet.

Në pasionin erotik ne varemi nga personi tjetër në një përpjekje të pamëshirshme për të bashkuar atë që është plasaritur e për të përfunduar atë që mbeti e paplotë, për të bashkuar atë që ka mbetur e shpërndarë brenda nesh e që endet përreth duke lypur një shikim të ri nga ne për t’u vlerësuar dhe zërë vendin që meriton. Kështu që ne zgjedhim një person dhe i japim atij rolin. Puna zgjat për aq kohë sa plotësohen nevojat tona, të lidhura me njëra-tjetrën dhe ajo që na lidh është varësia dhe jo dëshira për njëri-tjetrin.

Pasioni erotik fillon nga nevoja jonë egoiste për të përfunduar përmes tjetrit dhe ajo që na tërheq është mashtrimi se do të kënaqet në mënyrë magjike dhe kjo është arsyeja pse ne zemërohemi sa herë që personi tjetër nuk i përgjigjet kërkesës sonë.

11

Por dëshira na çon te njeriu përmbarimi i të cilit, të cilin ne “shohim” me sytë e ndjenjave tona tek ai, është si ajo që kemi pushtuar brenda nesh. Ajo që na tërheq është se dëshira jonë për ndarje emocionale dhe pranim të seksualitetit tonë gjen një përgjigje dhe për këtë ndihemi mirënjohës për dhuratat që gëzojmë së bashku, por edhe për ato që mbajmë nëse marrëdhënia përfundon.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top