Në fokus

April 13, 2020 | 8:05

Esmeralda Birçaj: Në kohën e Koronës, në kohën e një epoke të re

Kohët e fundit, të gjithë po përjetojmë një situatë të paparë. Nëse një vit më parë dikush do të na tregonte se në vitin 2020 një pjesë e madhe e popullsisë së botës nuk do të lejohej të linte shtëpitë e tyre, qendrat e qyteteve, shkollat, bizneset dhe bota do të ishte e mbushur me njerëz në supermarkete dhe farmaci, ne ndoshta do ta mendonim atë si të çmendur dhe do flisnim për skenare të trillimeve shkencore.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Koronavirusi hyri në jetën tonë befas dhe erdhi për të na kujtuar se asgjë nuk është e dhënë(mirqënë)dhe se është e rëndësishme të jetojmë çdo ditë dhe çdo moment veç e veç. Disa kohë më parë, shumë prej nesh qëndronin apatetikisht përballë ngjarjeve që shpaloseshin në Kinë, duke mos besuar se do arrinte edhe në pragun tonë(është mbase kjo unikja që na pushton, posedon).

Kjo nuk është hera e parë që njerëzimi përballet apo i është ekspozuar një virusi të rrezikshëm. Historia na ka treguar shumë në të kaluarën. Vetëm se tani gjërat janë ndryshe, bazuar në faktet e jetës sonë të përditshme me ato që jemi mësuar të jetojmë dhe besojmë.

Bota dhe planeti kanë hyrë në një epokë të re. Një epokë që nëse e shihni apo jo apo nëse e ndjeni apo jo, kjo është dhe tani ka  shumë vite që ka filluar.

2

Do të më thoni çfarë marrëzie po them. Këtu po digjemi dhe ju po më thoni pasaktësi dhe fanatizma filozofike. Keni të drejtë, nuk po ju bëj padrejtësi. Ndoshta është herët. Ndoshta jo…!

Nëse shikoni përreth, do të shihni njerëz kryesisht të frikësuar e të shqetësuar dhe shumë padrejtësi. A nuk është kështu? Jemi kaq të mbyllur ndaj vetvetes sa kemi harruar se kush jemi. Gjithçka llogaritet bazuar në vlerën, pavarësisht nëse flasim për para ose për personalitetin tonë.

Ne hedhim ujë në sytë tanë për të mos parë zjarrin duke besuar se nuk do të na djegë dhe ndihemi me fat në gjithë këtë situatë, kur i shikojmë të tjerët të luftojnë për atë që ne shpesh e marrim si të mirëqenë. Në gjithë këtë mashtrim kemi harruar që nuk jemi të paprekshëm dhe se për të ekzistuar kemi nevoje të jemi të hapur për të tjerët, në solidaritet dhe jo apatik. Ju duhemi sikurse edhe ata na duhen ne. Sikurse na duhen të gjitha qeniet e gjalla në këtë lagje të universit që jetojmë dhe rritemi, zhvillohemi.

Ne jetojmë për vite me radhë në errësirë, edhe nëse informacioni po shkon kudo afër nesh. Dhe kur flas për errësirën, unë flas për fiksimin tonë shpirtëror. Ajo pjesë që lë mendjen egoiste dhe bëhet “ekzistencë” dhe “ne”.

Përmes këtij procesi ne harrojmë për pak kohë kush ishim më parë.  Lëmë uniken e “Unë” dhe fillojmë ngadalë, si një fëmijë duke u përpjekur të ndërmarrë hapat e tij të parë, të shohë jetën dhe botën në mënyrë kolektive dhe jo thjeshtë si një njësi. Nuk është e lehtë, e di. Mos harroni se si keni qenë kur keni dashur të filloni diçka dhe kishit frikë se nuk do të kishit sukses dhe keni hezituar  qysh në fillim. Ç’ndodhi më pas? Ose më në fund e bëtë ose keni bërë diçka tjetër, ose ndaluat të provoni dhe e latë atë për më vonë.

E shihni që evolucioni nuk ndalet, por gjen rrugën e vet. Evolucioni nuk sheh kohë. Sheh përpjekje ose tani ose nesër ose në dy vjet dhe vazhdon të thotë: çeshtja është ta bëni kur të vendosni dhe ndjeheni gati.

Është një mundësi tani për të qenë pranë vetes, për të folur me të, për të parë se çfarë dëshiron prej saj, kush dëshiron të jesh dhe kush je me të vërtetë, për t’i kujtuar atë që ke realizuar dhe ta falësh për gjithçka që ka bërë në të kaluarën, ta kuptosh. Nuk ka rëndësi në këtë kohë kush ishit më parë, jeta erdhi të na mësojë “Tani” dhe pse çdo ditë është e ndryshme dhe e rëndësishme.

Kur përqafoni veten, kur e doni, e falni dhe ndjeheni mirënjohës për atë që keni bërë, atëherë do të filloni të provoni “ne” dhe do ta bëni atë me vetëdije. Nuk do të duhet t’ju ofrojnë ndihmë për t’u ndjerë të aftë dhe të denjë ose të rëndësishëm sepse me të vërtetë ju duan dhe kjo dashuri mund të ndahet rreth jush pa pritur asgjë në këmbim.

Planeti po ndryshon dridhjen, përmes mbylljes ne jemi mësuar se si mund ta përjetojmë lirinë e shpirtit tonë edhe brenda katër mureve të shtëpisë sonë, pranimin e realitetit pa kushte, si dhe të ndiejmë për pak kohë ashtu siç ndjehen shumë nga qeniet njerëzore në botë edhe përpara kësaj. Ne bëhemi vëzhgues, lëvizim së brendshmi për të provuar natyrën tonë të vërtetë, ku në qendër të ekzistencës së saj është dashuria dhe drita, në mënyrë që ta përhapim atë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top