Familja e para! Doktor Shkencash Gjergji Semini vjen në një rrëfim ndryshe për jetën profesionale dhe familjare. Mjeshtri i urologjisë, sjell përvojën e tij si mjek dhe kirurg në klinikën Aristocratic Men Clinic, ku i jep zgjidhje problemeve që lidhen me jetën seksuale të pacientëve meshkuj, infertilitetin, prostatën, papillomat, gurët në veshka etj.
Doktor Gjergji realizon në Aristocratic Men Clinic ndërhyrje nga më të vështirat por të suksesshme, duke i rikthyer pacientit jetën normale dhe aktive.
Doktor Gjergji Semini është gjithashtu autor librash shkencorë si dhe pedagog në Universitetin e Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës dhe Janinës.
Ai është pjesë dhe e Bordeve Drejtuese Europiane dhe Euroaziatike të Andrologjisë për përditësimet e fundit.
Familja për doktor Gjergjin është gjëja më e shenjtë, nga ku ndihet i privilegjuar për lumturinë dhe mbështetjen që ia japin bashkëshortja Entela, dhe dy vajzat e tij.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.