Në fokus

January 13, 2021 | 8:33

Familja, ringu ku prindërit shkarkojnë tensionet dhe problemet tek fëmijët / Si të ndryshojmë raportin?

Familja është një ring ku ne prindërit shkarkojmë tensionet, problemet dhe zhgënjimet tona. Fëmijët, të mbërritur prek pak kohësh në jetë, vuajnë. Janë në fillimet e tyre, nuk kanë problematikat tona të brendshme, ata janë si bosh (që nuk është e vërtetë nga pikëpamja shpirtërore) dhe po mësojnë të jetojnë, po grumbullojnë nocione, po krijojnë eksperienca, po eksperimentojnë me gjërat e para. Ata janë plot me ëndrra, magji, lojë, krijimtari.

2

Nuk mund të jenë të mbushur me negativitet emocional dhe psikologjik, por ne po, ne kemi kaq vite jetuar në të mirë dhe në të keq, kemi probleme të pazgjidhura brenda (që pastaj i shohim apo jo, ky është një diskutim tjetër), kemi një lidhje me veten dhe me jetën më shumë se të zemëruar, shpesh jemi zhgënjyer, kaq shumë ëndrra të humbura. Jeta na ka torturuar dhe ndërtuam një emocion të ndrydhur, të tensionuar, të fortë.

Dhe ku mund ta shkarkojmë? Në familje, drejt fëmijëve, por pa dashur, sepse askush nuk ka faj. Kështu funksionon.

Të gjitha ngurtësitë tona, plagët, zemërimet, megjithatë, kontrollohen dhe zbuten nga mendja dhe arsyeja, janë forca energjike që jetojnë brenda nesh, në pandërgjegjshmërinë tonë, dhe fëmijët e lexojnë shumë mirë nënndërgjegjen tonë. Janë në mënyrë perfekte të sintonizuar me botën tonë të brendshme.

Kur ankohemi se djali nuk bindet, se nuk dëgjon çfarë i themi, kjo ndodh sepse ai nuk dëgjon raportin, por mesazhet e pandërgjegjshme dhe pa e kuptuar, ndoshta ka një kontradiktë midis raportit dhe verbal dhe jo verbal dhe ato ndjekin njëri-tjetrin.

1

Shkurt, le të heqim frikën e fajit, ankthin e të mos qenit në lartësinë e duhur dhe le të përballemi me këtë aspekt të familjes me qetësi: mbrojtje.

Duke parë atë që në mënyrë të pandërgjegjshme e përmbysim te fëmijët, do të thotë të ndihmojmë veten dhe ata.

Ne sepse sjellim dritë në problemet e brendshme dhe dashakeqe që mendja nuk i sheh dhe të atyre sepse i çlirojmë nga detyrimi për të vuajtur, për t’u përgjigjur dhe reaguar energjikisht dhe psikologjikisht ndaj sëmundjes sonë, ndaj problemeve tona të pazgjidhura. Dhe sa më shumë pastrohemi nga brenda vetes, aq më të qetë do të jenë fëmijët tanë.

Sa më shumë shohim brenda vetes dhe lejojmë veten të jemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh brenda nesh, për mirë apo për keq, duke pranuar gjithçka rreth nesh pa turp apo frikë, dhe sa më shumë fëmijët të lejohen të bëjnë po aq me veten e tyre, sepse edhe tek ata po ndërtohet ana pozitive dhe negative.

Dhe sa më shumë të zbulojmë për brishtësinë tonë, duke e pranuar dhe dashur, aq më shumë i japim hapësirë dashurisë së pakushtëzuar për ne dhe për ta.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi StudimAmod – D. Lucia Goldoni, psikoterapeute

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top