FB

July 19, 2022 | 8:00

Fëmija nuk lind pa gjë!

Fëmija lind me një “kapital”, temperamentin e tij, i cili bazohet ne materialin e tij gjenetik që formohet gjatë shtatëzanisë, nëpërmjet komunikimit të tre fishtë me nënën.

Nga Lira GJIKA, psikologe

Shkëmbimi nëpërmjet gjakut e hormoneve dhe nëpërmjet shkëmbimit psikoemocional. Këtë e tregojnë dhe studimet me binjakë të cilët rriten në të njëjtin ambient por që tregojnë cilësi të ndryshme në shfaqje emocionesh, vëmëndje, këmbëngulje, kreativitet dhe socialitet. Karakteri nga ana tjetër ndërtohet gjatë jetës nëpërmjet mardhënies me mjedisin dhe njerzit në kontakt. Ai mund të krahasohet me një mur që ndërtohet dhe që është në kontakt me të jashtmen e fëmijës. Për shembull, Ani është një fëmijë shumë energjik dhe këmbëngulës. Nëse nuk i plotësohet dëshira e tij, ai shpërthen duke hedhur c’ka në dorë apo duke goditur personin që e pengon. Në disa raste objekt i shpërthimit të tij mund të bëhen dhe fëmijë të tjerë sidomos kur këta të fundit mbrohen nga i rrituri që e pengon në realizimin e qëllimit të tij. Fëmijë të tillë kanë shumë nevojë për disiplinë. Vetëm me anë të disiplinës karakteri i tyre mund të latohet në mënyrë që personaliteti t’u zhvillohet sa më i shëndetshëm. Por disiplina nuk mësohet duke e sharë apo etiketuar fëmijën në tërësi me ‘ti je djalë apo vajzë i/e keq/e’ por duke evidentuar dhe etiketuar veprimin e kryer. Fëmija duhet të kuptojë që ai vetë nuk është i keq, por që veprimi dhe sjellja e tij nuk është e përshtatshme. Fëmija duhet të kuptojë se ai ende nuk ka mësuar të menaxhojë energjinë dhe inatin e tij. Nëse i rrituri nuk ndërhyn drejt në situata të tilla do të përballet në vijim me inteligjencën e fëmijës, i cili do ta kthejë shpërthimin e tij në metodë për të arritur qëllimet e tij.  Fëmija e kupton që duke qarë, bërtitur apo goditur arrin çfarë dëshiron dhe e përsërit këtë veprim duke e kthyer në sjellje. Duke qenë se i rrituri shpesh humbet durimin dhe “gati si për ta hequr qafe” ia plotëson dëshirën, ia përforcon këtë sjellje në dëm të fëmijës dhe vetes së tij.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top