FB

July 19, 2022 | 7:45

Lavdërojeni një grua, ndihmoje dhe bashkëvepro në familje jo si një mysafir që vjen vetëm për të ngrënë, për të fjetur apo për të kënaqur nevojat seksuale!

Një mik erdhi në shtëpinë time për kafe, u ulëm dhe biseduam për jetën. Në një moment të bisedës, i thashë: “Do të laj enët dhe do të kthehem menjëherë”. Ai më pa sikur i thashë se do të ndërtoja një raketë hapësinore. Më pas me admirim më tha, por paksa i hutuar: “Jam i lumtur që ti e ndihmon gruan tënde, unë nuk e ndihmoj sepse kur bëj diçka gruaja ime nuk e vlerëson. Javën e kaluar kam pastruar dyshemenë dhe nuk mora as edhe një falenderim”.

00

U ktheva për t’u ulur me të dhe i shpjegova se nuk e “ndihmova” gruan time. Në fakt, gruaja ime nuk ka nevojë për ndihmë, ajo ka nevojë për një partner. Unë jam ortak në shtëpi dhe në këtë mjedis funksionet janë të ndara, pra nuk është një “ndihmë”.

Nuk e ndihmoj gruan time të pastrojë shtëpinë sepse edhe unë jetoj këtu dhe duhet të pastroj edhe unë.

Nuk e ndihmoj gruan time të gatuaj, sepse edhe unë dua të ha dhe duhet të gatuaj gjithashtu.

Nuk e ndihmoj gruan time të lajë enët pasi ka ngrënë, sepse edhe unë i përdor ato enë.

Nuk e ndihmoj gruan time me fëmijët sepse edhe ata janë fëmijët e mi dhe puna ime është të jem baba.

Nuk e ndihmoj gruan time të lajë, nderë apo palosë rrobat, sepse rrobat janë edhe të miat dhe të fëmijëve të mi gjithashtu.

Nuk jam një ndihmës në shtëpi, sepse jam pjesë e shtëpisë. Dhe sa për lavdërimin, e pyeta mikun tim se kur ishte hera e fundit që pasi gruaja e tij kish mbaruar pastrimin e shtëpisë, larjen, ndërrimin e çarçafëve, larjen e fëmijëve, gatimin, organizimin, etj., ai i tha faleminderit.

Por faleminderit si: Uauuu zemër!!! Je fantastike!!!

Të duket absurde? E çuditshme? Kur ti, një herë në jetën tënde ke pastruar dyshemenë, ke pritur të paktën një çmim ekselence me shumë lavdi … pse? Nuk e ke menduar ndonjëherë mor mik?

Ndoshta sepse kultura seksiste ka treguar se gjithçka është punë e saj.

Ndoshta të kanë mësuar se e gjitha duhet bërë pa e ngritur gishtin? Pra, lavdërojeni siç keni dashur të lavdëroheshit, në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet. Jepini asaj një dorë, veproni si një shoqërues e i vërtetë, jo si një mysafir që vjen vetëm për të ngrënë, për të fjetur, për të larë dhe për të kënaqur nevojat seksuale … Ndjehu si në shtëpi. Në shtëpinë tënde.

Ndryshimi i vërtetë në shoqërinë tonë nis nga brenda shtëpive tona, duke u mësuar fëmijëve tanë kuptimin e vërtetë të të ndjerit të barabartë në çdo gjë.

 

Përgatiti O.T / Burimi Rrjet

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top