FB

September 27, 2022 | 8:15

Fëmijët që e fillojnë shkollën vetëm…

Në këto ditë të para të shkollës, ku mbizotëron një rrëmujë emocionale, e cila luhatet ndërmjet frikës dhe kurajos të të rriturve, prindër e mësues, duhet të kujtohemi edhe për fëmijët, që do të shkojnë vetëm në shkollë, pa mamin apo babin pranë, për fëmijët e shtëpive të fëmijëve”, për fëmijët jetimë…

Nga Lira GJIKA, psikologe

Mësuese, ju që do të kini në klasa fëmijë të këtyre institucioneve, përpiquni të jeni të qeshura, të dashura dhe siguruese për ta. Ata, gjënë e parë që kanë provuar në jetë, është braktisja. Ju mësues me pritjen tuaj mund ta zbusni apo ta fuqizoni këtë ndjenjë, që zorr se fshihet nga skutat e memorjes. Ju, mesues, duke i mirpritur e inkurajuar, zbusni dyshimin dhe i ndihmoni që t’ia dalin në këtë “rrugë” drejt jetës. Ju mësues, keni në dorë që t’ia bëni më të lehtë ditën e parë dhe në vazhdim të shkollës, ku njeriu- fëmijë, vihet në prova me veten për fjalën e të rriturit. Përpiquni ti zbusni dyshimin që ata nuk vlejnë, se po të ishin të mirë, nëna nuk do ti braktiste. Kështu e shpjegojnë shkencëtarët, ndjesinë që provon fëmija i braktisur që në lindje. Tregojini se i keni njëlloj të rëndësishëm, si fëmijët e tjerë. Mos i shikoni si gjynah, por si përgjegjsi, që duan një trajtim më profesional, pasi nuk kanë një “dorë” të mamit apo babit pranë tyre. Përpiquni mësues me gjithë vështirësitë, që përballeni dhe urime për vitin e ri shkollor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top