FB

April 3, 2021 | 8:13

Femrat e forta e gjejnë vetë lumturinë

Në jetë do të ketë gjithmonë përvoja jo të mira. Kush është një femër e fortë do të reagojë përballë këtyre situatave dhe do të dalë më e fuqishme prej tyre. Përvojat negative bëjnë pjesë në jetën tonë dhe patjetër që duhen evituar, por do të ndodhë – herët a vonë – të përballemi me ndonjë prej tyre. Një femër me karakter të dobët do të ketë tendencën të mposhtet, nëse përfshihet në ndonjë përvojë negative. Po cilat janë sjelljet e një femre të fortë? Ndiqni këshillat e mëposhtme…

 

1. Kanë sjellje pozitive

Kur flasim për pozitivitet, duhet të themi se është një thikë me dy presa. Ka njerëz që vënë në praktikë një pozitivitet jo shumë realist, si të menduarit se gjërat zgjidhen vetë apo që gjërat e bukura i ndodhin atyre që i dëshirojnë me forcë të madhe. Ky nuk është rasti i femrave të forta. Ato e kuptojnë që jeta është një luftë, sforco dhe shërim. Megjithatë, në çdo hap që bëjnë, transmetojnë atë pozitivitetin që ushqehet nga shpresa, kuraja dhe entuziazmi.

 

2. E dinë që nuk janë perfekte dhe e kuptojnë se s’ka rëndësi

Askush nuk është perfekt. Për këtë arsye, femrat e forta kanë fuqinë dhe aftësinë të pranojnë veten ashtu siç janë. Kjo gjë i lejon të bëhen njerëz që përshtaten lehtësisht, gjë që edhe pse mund t’ju duket e çuditshme, i lejon ta jetojnë plotësisht jetën.

Për to është absurde të humbasin kohën duke u shqetësuar për gjëra që nuk ekzistojnë. Në fund të fundit, jeta është shumë e shkurtër për të pasur mendime të parëndësishme.

 

3. Falin, por nuk harrojnë kurrë

Kanë mësuar të falin. Kanë kuptuar që falja nuk është një dhuratë për atë që i ka lënduar, por një dhuratë që i bëjnë vetes së tyre.

Femrat e forta e dinë se falja është një burim i çmuar për të hequr qafe mërinë. Pa të rrezikojnë të mbeten në një gjendje të përhershme hidhërimi dhe konfuzioni, gjë që i çon drejt trishtimit. Megjithatë, edhe pse falin, nuk i harrojnë ata që i kanë lënduar. Në këtë mënyrë, mësojnë nga gabimet dhe bëhen të kujdesshme me njerëzit që kanë treguar se nuk e meritojnë besimin e tyre.

 

4. Largojnë njerëzit toksikë nga jeta e tyre

Kanë kuptuar që për t’u ndjerë mirë me veten është e nevojshme të largojnë nga jeta e tyre jo vetëm njerëzit agresivë, por edhe ata që jetojnë me thashetheme, që kritikojnë gjithmonë dhe që përjetojnë situata dramatike.

Kanë mësuar se duhet të vendosin kufij të shëndetshëm për të jetuar të lira nga ngarkesat emotive, të nuk i përkasin atyre. Femrat e forta kanë kuptuar që kjo sjellje i bën më të thjeshta arritjet e ëndrrave dhe objektivave të tyre.

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsicoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top