FB

April 3, 2021 | 8:11

Brishtësia e njerëzve që kritikojnë të tjerët

Ekzistojnë njerëz që kritikojnë shumë lehtë të tjerët. Janë gjithmonë gati të gjykojnë, kanë përherë njëfjalë thumbuese dhe e konsiderojnë veten superiorë mbi të tjerët. Këta njerëz nuk lënë asgjë të kalojë, pa dhënë mendimin e tyre. Përfitojnë nga rasti për të kritikuar atë që thoni apo bëni. Por kritikojnë edhe nëse rrini në heshtje ose nuk bëni gjë, sepse objektivi i tyre nuk është t’ju ndihmojnë të përmirësoheni apo të korrigjoni një gabim, por vetëm t’i japin vlerë mendimit të tyre: të kritikojnë.

Kritikat janë të dëmshme për marrëdhëniet e shëndetshme. Edhe nëse bëni mirë që e shprehni frustrimin tuaj kur dikush ju fyen, përgjatë kohës kjo sjellje mund të krijojë tensione të forta në marrëdhëniet ndërpersonale. Para së gjithash, duhet të përqendroheni që të korrigjoni impulsin që ju shtyn t’i kritikoni të tjerët, para se të jetë tepër vonë. Më pas, duhet të gjeni një mënyrë efikase për të komunikuar me njerëzit kur ju mërzisin dhe përpiquni të zgjeroni dijet tuaja dhe të vini në diskutim çdo paragjykim që mund t’ju shndërrojë në njeri shumë kritik.

Mendoni para se të flisni

Para se të jepni kritika, ndaloni për pak dhe mendoni nëse duhet të flisni për një argument të caktuar. Nëse dikush ju ka nervozuar, a keni me të vërtetë nevojë që ta vini në dukje? Ndonjëherë, është më mirë që këto gjëra t’i hidhni pas krahëve. Provoni të merrni frymë thellë dhe, në vend që të kritikoni, largohuni.

Evitoni të gjykoni sjelljen e të tjerëve, duke vënë në shënjestër karakterin e tyre. Për shembull, mund të jetë problem kur çdo muaj parteri harron të paguajë në kohë faturat e telefonit. Megjithatë, nuk do të ishte shumë e vlefshme t’i thoni: “Pse je kaq i hutuar?”. Mbase do të ishte në të mirën tuaj që të heshtni në moment e të flisni më vonë, pasi të jeni qetësuar. Në këtë mënyrë do të gjeni një zgjidhje për të menaxhuar pagimin e faturave. Për shembull, mund të shkarkoni një program në telefon, që të kujtoheni se kur duhet t’i paguani faturat.

 

Jini realistë

Shpesh njerëzit më kritikë kanë pretendime shumë të larta për ata që i rrethojnë. Është e mundur që tendenca juaj për të kritikuar të tjerët vjen nga fakti që prisni shumë nga kush ju rri afër. Nëse mendoni se të tjerët ju irritojnë ose ju zhgënjejnë gjithmonë, mbase duhet të ulni pritshmëritë tuaja.

 

Mos e merrni çdo gjë personale

kritik1Shpesh, kush ka tendencë të kritikojë e merr si personale çdo gjë që ndodh rreth tyre dhe, si rezultat, edhe sjelljen e të tjerëve. Mbase ju kritikoni atë që ju inatos ose ju krijon ndonjë vështirësi. Gjithsesi, kujtohuni që çdokush ka jetën e vet e problemet e veta. Nëse sjellja e dikujt ju bezdis, nuk është e thënë që këtë gjë e bën pothuajse gjithmonë me dashje.

 

Mos i gjykoni të tjerët pavarësisht veprimeve të tyre

Kush kritikon shpesh i shikon gjërat në mënyrë të pjesshme. Kjo do të thotë se personi përqendrohet vetëm në anët negative të një situate ose të një njeriu, duke përjashtuar anët pozitive. Kjo sjellje mund ta bëjë të kritikojë të tjerët. Nëse vini re se keni paragjykime mbi karakterin e dikujt, ndaloni. Provoni të ndani e dalloni një sjellje zhgënjyese nga personi që e bën këtë sjellje. Askush nuk sillet në mënyrë të paqortueshme, dhe po ashtu asnjë veprim i vetëm nuk pasqyron tërësinë e karakterit të tij.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsicoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top