FB

July 30, 2022 | 8:30

Fuqia shëruese e frymëmarrjes kundër ankthit dhe “surprizave të këqija”

Një surprizë, e mirë apo e keqe, një ngjarje e papritur apo diçka që na godet, na lë, siç thonë zakonisht, “pa frymë”. Nuk është thjesht një zakon gjuhësor: përballë një ngjarjeje të papritur dhe befasuese, ne fjalë për fjalë e gjejmë veten duke mbajtur frymën tonë, të paktën për disa çaste të shkurtra. Për këtë arsye, për të thithur goditjen dhe për të mos humbur vetëkontrollin, hapi i parë në kthimin për të marrë frymë dhe për të rregulluar sa më shumë frymëmarrjen tonë.

Frymëmarrja e saktë – Frymëmarrja më efektive për funksionimin e duhur të trupit tonë është ajo diafragmatike, e cila praktikohet duke thithur pak a shumë thellë dhe “fryrë barkun”. Kjo bën që diafragma, një muskul i vendosur në mënyrë tërthore nën mushkëri, të zbresë, duke lejuar që mushkëritë të zgjerohen, duke ruajtur më shumë ajër.

Efektet e frymëmarrjes – Frymëmarrja me vetëdije mund të ketë efekte të rëndësishme në shumë funksione të trupit tonë. Së pari, frymëmarrja e ngadaltë dhe e thellë ka tendencë të ngadalësojë ritmin e zemrës, të relaksojë muskujt dhe të relaksojë mendjen. Për më tepër, një nxjerrje e ngadaltë dhe e kontrolluar stimulon prodhimin e endorfinës, substancave që veprojnë si analgjezikë natyralë, të aftë për të reduktuar perceptimin e dhimbjes.

Frymëmarrja dhe emocionet – Një frymëmarrje e munduar, me diafragmën e tkurrur, ngjall menjëherë një sërë emocionesh negative. Zakonisht thuhet: në këtë situatë më mungon ajri, ose në atë marrëdhënie nuk mund të marr frymë, ose duhet të marr frymë pak. Dhe, në fakt, pikërisht kështu është: nëse marrim frymë keq, muskujt tanë tkurren, furnizimi me oksigjen është i ulët dhe, në fund, ne e gjejmë veten të lodhur dhe me mungesë energjie.

 

 

Përgatiti K. / Burimi www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top